0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
400 gr thjerrëza të thata
2 salçiçe e freskët
1 qepë
1 karrotë/a
1 patate
1 degë selino
2 thelpinj hudhër
1 gotë e vogël verë e kuqe
1 lugë gjelle koncentratë domatesh
4 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper i zi i sapobluar
majdanoz i freskët

Vlerat ushqyese të recetës

33 gr
Proteina
30 gr
Yndyrna
77 gr
Karbohidrate
723
Kalori për racion
Supë me thjerrëza dhe salçiçe

Supë me thjerrëza dhe salçiçe

Karakteristikat::
  • Pa gluten
Kuzhina::

Thjerrëzat janë një bimë bishtajore të pasura me hekur dhe proteina, të këshilluar më shumë për dieta duke qenë se nuk përmbajnë yndyrë dhe kolesterol; për këtë quhen edhe mishi i të varfërve.

  • 40 Min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Në Itali, por edhe në vende të tjera, thjerrëzat konsumohen shumë për Vitin e Ri bashkë me gjelin e detit, sepse janë simbol i bollëkut dhe mendohet se do sjellin para dhe fat. Sot do të pregatisim supën me thjerrëza dhe salçiçe: kujtohuni t’i vendosni ato një natë përpara në ujë për tu zbutur.

Hapat

1
Kryer

Vendosim thjerrëzat në një tenxhere me ujë të ftohtë dhe i ziejmë derisa të zbuten (20-30 minuta).

Në një tigan kavërdisim salçiçet e copëtuara imët me vajin e ullirit dhe perimet e prera hollë (qepën, hudhrën, karrotën dhe selinon). Shtojmë pataten e prerë në feta shumë të holla dhe e spërkasim të gjithën me pak piper të zi duke vazhduar kavërdisjen në zjarr të ulët. Kur përbërësit të jenë zbutur i shuajmë me verë, shtojmë kripën dhe kur vera të ketë avulluar shtojmë koncentratën e domateve të holluar në pak ujë.

2
Kryer

Në këtë moment, heqim thjerrëzat nga zjarri, i kullojmë dhe i hedhim në tiganin ku kemi pregatitur salcën duke i lënë të marrin shije për afër 15 minuta. I shërbejmë të nxehta duke i spërkatur me pak vaj ulliri në pjatë dhe majdanoz të freskët të grirë hollë.

3
Kryer

*Këshillë:

Nëse nuk i keni vendosur thjerrëzat një natë më parë në ujë për tu zbutur, për shkak të harresës apo të vendosjes në minutë të fundit se çfarë do të gatuani, mos u shqetësoni! Mjafton ti zjeni për afër 20 minuta në tenxhere me presion!

Të drejtat e imazhit i përkasin: allyskitchen.com

Featured Image
previous
Brokoli dhe patate në furrë
Brumë i shkrifët
next
Brumë i shkrifët
Featured Image
previous
Brokoli dhe patate në furrë
Brumë i shkrifët
next
Brumë i shkrifët

4 komente Fsheh komentet

Pershendetje!

Une kam menduar ne vend te ketyre thjerzave kam vendosur thjerzat e kuqe, mundet?

Faleminderit :)))

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here