0 0
Brumë i shkrifët

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Brumë i shkrifët

Brumi i shkrifët është një nga pregatitjet bazë më të njohura dhe më të përdorura, falë realizimit të lehtë dhe të shpejtë.

  • 20 Min
  • Medium

Ingredients

Directions

Share

Është shumë i përdorur në pastiçeri për të pregatitur krostatat me fruta të ndryshme, megjithatë duhet patur pak kujdes në pregatitjen e tij në mënyrë që të dali sa më kompakt dhe të jetë relativisht i lehtë për tu punuar.

(Visited 36 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Për të pregatitur brumin e shkrifët, vendosim miellin, pak kripë dhe gjalpin e ftohtë në mikser, duke i grirë të gjitha bashkë derisa brumi të jetë bërë si rërë.

Masën e mësipërme e vendosim në tavolinën e punës, hapim një gropë në mes në të cilën hedhim të verdhat e vezëve, sheqerin pluhur, vaniljen ose lëkurën e limonit të grirë dhe i bashkojmë të gjitha shpejt derisa të formojmë një brumë kompakt dhe mjafueshmërisht elastik.

2
Done

Formojmë me brumin një sfertë të madhe, e mbulojmë me letër transparente dhe e vendosim në frigorifer për të paktën gjysmë ore. Pasi të kaloj kjo kohë, brumi i shkrifët do jetë gati për t'u përdorur në receta të ndryshme.

3
Done

*Këshillë:

Për një brumë të shkrifët akoma më të mirë, mund të përdorim miellin pa gluten i cili e bën përbërjen më elastike dhe nuk lejon që ai të thërrmohet gjatë punimit. Por edhe nëse kjo e fundit ndodh, mjafton ti shtojmë brumit pak ujë të ftohtë ose gjysmë të bardhë veze për ta bërë më kompakt.

Të drejtat e imazhit i përkasin: www.domenicacooks.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Supë me thjerrëza dhe salçiçe
Featured Image
next
Sterilizimi i kavanozëve dhe vazove
previous
Supë me thjerrëza dhe salçiçe
Featured Image
next
Sterilizimi i kavanozëve dhe vazove

8 Comments Hide Comments

si gatuhen kroasantat the a gatuhen me ket brum ??kam provuar disa her po nuk ka funksionuar…me gjersisht tregona dhe me te vertet te dalin si kroasanta jeni nr 1

Kroasantet nuk gatuhen me brumin e shkrifet, krostatat po! Kroasantet pregatiten ne menyre te perkryer me brume sfoljat… mund ta gjesh te gatshem ne pazar ose mund ta pregatitesh vet sipas recetes qe do ta publikojme ne ditet ne vazhdim.

psenuke kenii qit hala kroasantat perdit po hi em kqyr edhe hala si eknii qit ju luuteemmm qitni ma se marovaa…:@

po per te gatuar dicka te kripur si i behet?apo nuk shtojme sheqerin pluhur?

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here