0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
3 banane
pak lëng limoni
100g gjalp në temperaturë ambjenti
2 vezë
80g sheqer kane (sheqer kaf)
200g miell
1 pako e vogël pluhur pjekës
1 lugë kafe sodë buke
kanellë
Kek i thjeshtë me banane

Kek i thjeshtë me banane

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Ju ndodh shpesh qe bananet ne shporten e frutave t’ju nxihen e zbuten? Mos guxoni ti hidhni! Pregatisni nje kek me banane i cili eshte ideal per mengjes, dhe e gjithe shtepia do te mbushet me aromen e kendeshme te tyre. Receta eshte super e thjeshte dhe e shpejte.

Hapat

1
Kryer

Fillojme duke shtypur me pirun bananet te cilat duhet te jene shume te pjekura. Sa me te pjekura bananet, aq me te embla dhe aromatike jane!

I sperkasim me pak leng limoni ne menyre qe te mos nxihen nderkohe qe pergatisim brumin.

2
Kryer

Per brumin, rrahim gjalpin ne temperature ambjenti (te cilin e kemi lene 1,5-2 ore jashte frigoriferit) me vezet dhe sheqerin kaf. Sasine e sheqerit kaf mund ta ulim deri ne 50g nese e shohim qe bananet jane shume shume te embla.

3
Kryer

Shtojme purene e bananeve duke e perziere mire. Ne fund shtojme dhe miellin.

Per te realizuar fryrjen e kekut do te perdorim 1 pako te vogel pluhur pjekes dhe 1 luge te vogel sode. Nderkohe per ti dhene edhe me shume shije do te shtojme pak kanelle.

4
Kryer

E hedhim brumin ne nje tave te lyer me gjalp dhe me miell dhe e nivelojme mire. Une kam vendosur ne siperfaqe edhe nje banane te prere ne menyre gjatesore, por kjo eshte ne deshiren tuaj.

5
Kryer

E pjekim kekun ne 180 grade celcius per rreth 60 minuta. Kur e shohim qe keku po merr shume ngjyre ne siperfaqe, e mbulojme me leter alumini dhe vazhdojme pjekien.

6
Kryer

E leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti ne menyre qe keku "te kulloje" perpara se ta servirim.

Youtube Video

Karkaleca të freskët apo të ngrirë?
previous
Karkaleca të freskët apo të ngrirë?
Ëmbëlsirë me mollë “me thërrime brumi”
next
Ëmbëlsirë me mollë “me thërrime brumi”
Karkaleca të freskët apo të ngrirë?
previous
Karkaleca të freskët apo të ngrirë?
Ëmbëlsirë me mollë “me thërrime brumi”
next
Ëmbëlsirë me mollë “me thërrime brumi”

2 komente Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here