0 0
Simite me susam

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
600 gr miell 00
100 ml qumësht
200 ml ujë
20 gr gjalp në temperaturë ambjenti
20 gr maja birre e freskët ose 7 gr e thatë
1 lugë të vogël kripë
1 majë luge sheqer
për zbukurim fara susami ose fara luledielli, kungulli, lulëkuqe etj
1 e bardhë veze

Nutritional information

12 gr
Proteina
4 gr
Yndyrna
79 gr
Karbohidrate
409
Kalori për simite

Simite me susam

shije fëmijërie

Simitet me susam janë bukë të vogla të pregatitura shumë thjesht duke e punuar brumin me makinën e bukës ose me dorë.

Features:
  • Vegjetariane

Ingredients

Directions

Share

Kanë një shije mjaft të veçantë falë farave të susamit të pjekur të cilat shumë mirë mund ti zëvendësoni me fara luledielli, kungulli, lulëkuqe, liri etj. Mund ti bëni me madhësi më të vogël dhe ti shërbeni në një ditëlindje apo koktejl të mbushura me proshutë dhe djathë.

(Visited 63 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Në një tas të thellë vendosim miellin, shtojmë ujin e ngrohtë dhe qumështin e ngrohtë në të cilin kemi tretur majanë e birrës. Me duar e punojmë brumin disa herë derisa të homogjenizohet dhe pas kësaj shtojmë kripën, sheqerin dhe gjalpin. E punojmë sërisht për rreth 2 minuta dhe formojmë me të një sferë të madhe të cilën e lëmë në ambjent të ngrohtë të dyfishojë vëllimin e saj (nevojiten rreth 2 orë).

2
Done

E punojmë sërisht brumin me dorë për pak sekonda dhe shkëpusim copa të vogla me peshë 40-50gr të cilave i japim formë sferike. I vendosim njëra pas tjetrës në një tavë të veshur me letër furre, i lyejmë sipër me të bardhën e vezës dhe i spërkasim me fara. I lëmë në këtë mënyrë të vijnë edhe për 30 minuta të tjera, apo derisa ta kenë dyfishuar vëllimin.

3
Done

I pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 15-20 minuta, apo derisa të kenë marrë ngjyrë të artë në sipërfaqe. I lëmë të ftohen plotësisht përpara se ti konsumojmë.

Të drejtat e imazhit i përkasin: culinaryginger.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Krapfen (bombolone)
next
Tortë Tenerina
previous
Krapfen (bombolone)
next
Tortë Tenerina

3 Comments Hide Comments

a mos perdoret edhe tharm ketu?per shkak se e lema te qendroje per nje ore?ju flm per recetat vazhdo keshtu SUKSESE!!

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here