0 0
Tortë Tenerina

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
Për një tavë me diametër 24 cm
200 gr çokollatë e zezë
100 gr gjalp në temperaturë ambjenti
3 vezë
150 gr sheqer
60 gr miell
3 lugë gjelle qumësht
1 majë luge kripë
për spërkatje sheqer pluhur ose kakao pluhur

Nutritional information

3 gr
Proteina
14 gr
Yndyrna
25 gr
Karbohidrate
240
Kalori për racion

Tortë Tenerina

Një kënaqësi e vërtetë për të apasionuarit e çokollatës!

Një recetë nga qyteti i Ferrarës, e pregatitur vetëm me çokollatë të zezë, vezë dhe gjalp.

Cuisine:

Ingredients

  • Për një tavë me diametër 24 cm

Directions

Share

Karakteristikë e saj është se gjatë pjekjes formon një shtresë krokante në sipërfaqe ndërkohë që brenda qëndron e butë dhe e lagësht.

(Visited 35 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Për të pregatitur këtë tortë fillimisht coptojmë çokollatën e zezë dhe e vendosim të shkrijë në banjomari ose në zjarr shumë të ulët derisa të bëhet kremoze. Presim gjalpin në kuba të vegjël dhe ia shtojmë çokollatës akoma në zjarr, duke pasur kujdes që copëzat e gjalpit të kenë shkrirë plotësisht përpara se të hidhen të tjerat. Kur i gjithë gjalpi të ketë shkrirë, e heqim masën nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

2
Done

Ndërkohë, rrahim të verdhat e vezëve me sheqerin derisa të përftojmë një përbërje kremoze (kjo mund të arrihet me pirun ose me rrahës elektrik) dhe gjithmonë duke e rrahur shtojmë çokollatën me gjalpin e shkrirë, qumështin e vakët, miellin dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

3
Done

Në një enë të veçantë, rrahim të bardhat e vezëve me pak kripë derisa të formohet një krem kompakt; më pas, me anën e një spatule ia shtojmë këtë përbërje brumit me çokollatë duke e perzierë me kujdes nga poshtë lart. Lyejmë me gjalp dhe miell një formë të rrumbullakët për torta me diametër 24 cm, hedhim në të brumin e pregatitur dhe e vendosim në furrën e parangrohur në temperaturën 180°C për 25-30 min.
Pasi të jetë pjekur (bëjmë provën e pirunit), e lëmë të ftohet brenda në furrë. Në momentin e servirjes, e presim tortën në copa dhe e zbukurojmë sipër me sheqer pluhur ose kakao pluhur.

4
Done

*Këshillë:

Për këtë recetë mund të përdoren variante të ndryshme: në vend të qumështit, shtojmë një vezë tjetër mesatare. Nqs nuk i rezistoni dot çokollatës, mund të zëvendësoni 3 lugë miell me 3 lugë kakao të hidhur, por kujdes! Duhet patjetër të rrisni sasinë e sheqerit (2 lugë).

Të drejtat e imazhit i përkasin: iloveitalianfood.it

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Simite me susam
next
Makarona spageti me limon në shportë alumini
previous
Simite me susam
next
Makarona spageti me limon në shportë alumini

32 Comments Hide Comments

Jo Lena eshte150gr sheqer jo dy luge.Ne se ti do te ndryshosh receten ta shpjegon me lart duhet te shtosh dhe dy luge sheqer.

Pse nuk e keni më opsionin e printimit?Nuk mund te gatuash me kompjuterin hapur per te pare receten.

E provova dje kete receten dhe torta ishte vertete shume e shijshme. Vetem se me duket se me doli pak me e holle se ne foto po ka te ngjare edhe te gabohem! 🙂

e kam provuar torten kjo torte eshte e shkelqyeshme vetem se torta me doli me e holl se qe duket ne foto po nuk ka lidhje sepse torta eshte e shkelqyeshme dhe shum e shijshme

Me e mire eshte kur torta del e holle sepse ndihet shija e cokollates,vetem se mua me del me e fryre si pandispanje dhe sme pelqen shume.

Si mund te shkarkohen ose fotokopiohen recetat se jan shume te mira dhe nuk mbahen mend te gjitha.Ju faleminderit per recetat e shkelqyera qe dergoni.

ju lutem po ku ndodhet pdf ketu se nuk po e gjej per te shkarkuar kete recete ne kompjuterin tim? ju faleminderit.

ju lutem po ku ndodhet ky programi pdf? mund te ma thote dikush me e mail? ju faleminderit.

po si t’ia bejme tani qe na pelqejne disa receta dhe nuk mund ti shkruajme dot pasi jane disa dhe jo nje apo dy receta? vendos te pakten nje menyre qe te mund ta shkarkojme receten pa foto ne e mailet tona. ju faleminderit.

Sa here qe lexoj recetat tuaja me vjen aroma e kendeshme e ketyre gatimeve qe une jam e apasionuar pas guzhines me shume ti gatuaj dhe tja u servir te tjereve se sa ti kosumoj per arsye shendeti ju admiroj dhe ju pershendes
Beni kujdes mos e mbyllni kete faqe fantastike sepse ne zonjat e lexojme cdo dite dhe ngopemi e
kenaqim familjen miqte dhe kushdo tjetet Fl.

@Lola, faleminderit qe na ndjek 🙂 Faktikisht keto fjale te mira na shtyjne te postojme cdo dite receta te reja dhe te shijshme.

oh une gatuaj jeni vertete fantastik. provovova brinjet me brume shu, me dolen fantastike dhe ato me duketse quhen ndryshe minjo sepse ju pata pyetur njehere dhe e gjeta pergjigjen .ju dua shume

Pershendetje,vetem perpara sepse jeni te mrekullueshem me recetat tuaja,suksese akrepja

keto embelsirat e gatimet jane te gjitha shume te mira por une nuk munda te realizoj asgje pasi me keto njesi matese nuk kuptoj apsolutisht asgje edhe nuk kam mini peshore ne shtepi.

Torta eshte fantastike!!!!!!!!!!!!!
Sot do ta pergatis serisht sepse do ftoj ca miqte e mi per kafe ne shtepi!
Shpresoj shume te bej nje figure te mire!

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here