0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
350 gr makarona të gjata (spaghetti, linguine etj)
2 domate
1 thelpi hudhër
2 lugë gjelle limon (lëngu)
2 lugë të vogla kaperi të shpëlarë
borzilok i freskët
vaj ulliri
kripë
piper i zi i sapobluar

Nutritional information

12 gr
Proteina
4 gr
Yndyrna
70 gr
Karbohidrate
367
Kalori për racion
Makarona spageti me limon në shportë alumini

Makarona spageti me limon në shportë alumini

Limoni është një burim i shkëlqyer i vitaminës C, A e B1 dhe i acidit citrik.
Lëngu i tij mund të përdoret si zëvendësues i uthullës në sallatë, si antioksidant për perime dhe fruta të ndryshme, në marinada, në sallatën e frutave etj.

Features:
  • Vegjetariane
Cuisine:

Ingredients

Directions

Share

Duke shfletuar një libër kuzhine kryesisht me receta italiane, më ra në sy një e tillë ku përbërësi kryesor ishte limoni. Dhe si gjithmonë eksperimentet nuk mungojnë, sidomos nqs bëhet fjalë për një pjatë të freskët e cila mund të konsumohet në ditët e nxehta të verës.

(Visited 46 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Ziejmë makaronat në ujë me kripë për egzaktësisht kohën e treguar në konfeksion, pasi duhet të rezultojnë "al dente".

2
Done

Zhysim domatet në ujë të vluar, i lëmë disa minuta në mënyrë që ti hiqet sa më shpejt lëkura dhe i qërojmë. Eleminojmë farat e brendëshme dhe tulin e presim në kubik të vegjël. Vendosim në zjarr një tigan me pak vaj ulliri në të cilin shtojmë domatet, lëngun e limonit, dy lugë nga uji i makaronave, kaperit, pak kripë e piper të zi. E gatuajmë salcën në zjarr të ulët për afër 15 minuta. 5 minutat e fundit shtojmë hudhrën dhe borzilokun. Shtojmë në fund edhe makaronat dhe i përziejmë mirë.

3
Done

Marrim një letër alumini dhe i japim formën e një shporte (pjesa shkëlqyese nga jashtë). Hedhim në të makaronat, e mbyllim shportën dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për 15 minuta. I shërbejmë të ngrohta brenda shportës së aluminit.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Tortë Tenerina
next
Biskota me miell orizi
previous
Tortë Tenerina
next
Biskota me miell orizi

2 Comments Hide Comments

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here