0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...për 4 shtresa kek:
250 gr gjalp në temperaturë ambjenti
450 gr miell 00
300 gr sheqer
6 vezë mesatare
2 lugë çaji pluhur pjekës
2 lugë çaji vanilje
1 majë luge kripë
blu, jeshile, e verdhë, e kuqe ngjyrues ushqimor
...për kremin:
1 kg krem djathi
400 gr qumësht të kondesuar (Panda)
250 gr gjalp në temperaturë ambjenti

Nutritional information

8 gr
Proteina
31 gr
Yndyrna
84 gr
Karbohidrate
541
Kalori për një racion
Torta ylber

Torta ylber

Një tortë ideale për ditëlindje apo festa të ndryshme, kompozuar me ngjyrat e ylberit! Mund ta pregatisini me 4, 6 apo 7 shtresa duke kombinuar ngjyrat sipas dëshirës! E mbushur brenda me një krem të butë djathi, do ta shijoni në çdo kafshate!

Ingredients

  • ...për 4 shtresa kek:

  • ...për kremin:

Directions

Share

Përbërësit e shënuar janë për 4 shtresa. Nëse do ta pregatisni tortën me 6 shtresa, shumëzojeni sasinë e secilit përbërës me 1.5!

(Visited 345 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Parangrohim furrën në 180°C. Për tortën do të përdorim një tave të rrumbullaket me hapje me diametër 20 cm, të veshur në bazë me letër furre.

Bashkojmë të gjithë përbërësit për kekun, përveç ngjyruesit ushqimor, dhe i rrahim shumë mirë me ndihmën e një mikseri elektrik për 2-3 minuta.

2
Done

Peshojmë brumin që na u formua dhe peshën e tij e ndajmë në sa shtresa duam ta ndërtojmë tortën. Në rastin tim, pesha totale e brumit ishte rreth 1,2 kg dhe e ndava në 4 enë të veçanta me nga 300gr secila. Në secilën enë hedhim ngjyrat që dëshirojmë duke i përzierë shumë mirë në mënyrë që brumi të ngjyroset plotësisht. Mos u kurseni me ngjyrat! Sa me shumë të hidhni, aq me intensive do ta dalë ngjyra.

E hedhim një enë brumi të ngjyrosur në tavën rrethore dhe e pjekim për 12-15 minuta. Bëjmë gjithmonë provën e shkopit i cili duhet të dali i thatë.

3
Done

E heqim me kujdes kekun e pjekur nga forma dhe veprojmë në të njëjtën mënyrë dhe me ngjyrat e tjera. E përsërisim aq herë sa shtresa duam të bëjmë. I lëmë të ftohen ndërkohë që pregatisim kremin:

Rrahim për pak sekonda kremin e djathit me qumështin panda dhe gjalpin dhe e fusim në frigorifer derisa shtresat e kekut të jenë ftohur plotësisht.

4
Done

Në pjatën e ëmbëlsirave ku do të formojmë tortën vendosim pak krem i cili do të na shërbejë që torta "të ngjitet" tek pjata. Vendosim kekun e parë me ngjyrë (sipas dëshirës) dhe e lyejmë me një shtresë tjetër kremi. Mos përdorni shumë krem midis shtresave pasi pesha e tij do ta bëj tortën që të anojë nga njëra anë dhe të mos qëndroj drejtë. Pas dy shtresave të kekut + kremit, e vendosim tortën në frigorifer për 30 minuta. Më pas vazhdojmë me shtresat e tjera.

5
Done

E lyejmë edhe jashtë me një shtresë të hollë kremi, dhe e fusim në frigorifer për 1 orë. E përsërisim këtë proçedurë 3 herë, derisa ta kemi lyer me 3 shtresa kremi.

E vendosim në frigorifer deri në momentin e konsumimit.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Myfle të hapura
next
Tartë me çokollatë dhe fruta pylli
previous
Myfle të hapura
next
Tartë me çokollatë dhe fruta pylli

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here