0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Nutritional information

23 gr
Proteina
42 gr
Yndyrë
27 gr
Karbohidrate
546
Kalori për racion
Tavë me lakra brukseli dhe proshutë

Tavë me lakra brukseli dhe proshutë

Features:
  • Pa gluten

Ingredients

Directions

Share
I pëlqen ose jo… nuk ka rrugë të ndërmjetme me lakrat e brukselit! Nga të gjitha ato që kam lexuar, lakrat e brukselit bëjnë pjesë në listën e ushqimeve “më pak të pëlqyera”, por jo nëse gjeni mënyrën e duhur të gatimit. E kam pasur në mendje për një kohë të gjatë këtë recetë, sepse dua të sjellë në familje çdo herë diçka të re, mbi të gjitha produkte të stinës me plot vlera ushqyese. Kështuqë i kombinova me proshutë dhe i dhashë shijen krokante me disa fletëza bajamesh.
(Visited 156 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Pastrojmë lakrat e brukselit dhe i vendosim të ziejnë për 10 minuta në ujë me kripë. I kullojmë, i ndajmë përgjysmë dhe i lëmë mënjanë të ftohen pak.

2
Done

Marrim një tavë porcelani dhe veshim fundin dhe anët me feta proshute (është mirë që proshtuta të jetë pak me yndyrë, psh bacon ose pançetë, por edhe me proshutë të pjekur del shumë e mirë) dhe hedhim sipër lakrat e brukselit.

3
Done

Pregatisim salcën: përziejmë kremin pana për gatim me kremin e athët, vezët, kripë, piper, trumëz dhe lëng limoni. E hedhim sipër lakrave, e spërkasim me djathë të grirë dhe bajame në fletëza.

4
Done

E pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për 40 minuta, derisa të marri ngjyrë të artë në sipërfaqe. E lëmë 15 minuta të ftohet përpara se ta presim në copa.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Toptha kokosi (Raffaello të bëra në shtëpi)
next
Sanduiç BLT
previous
Toptha kokosi (Raffaello të bëra në shtëpi)
next
Sanduiç BLT

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here