Përbërësit
-
...për bazën:
-
110 gr gjalp në temperaturë ambjenti
-
160 gr miell 00
-
50 gr bajame të bluara+ 2 lugë për zbukurim
-
4 lugë gjelle sheqer pluhur
-
1 vezë
-
1 lugë gjelle qumësht
-
1 majë luge kripë
-
...për mbushjen me çokollatë:
-
200 gr çokollatë e zezë
-
160 ml krem pana për ëmbëlsira
-
80 ml qumësht
-
2 vezë
-
2 lugë gjelle sheqer
-
pak vanilje
-
një majë luge kripë
Udhëzimet
Për bazën kam përdorur brumin “sablee” në vend të atij “brisee”, të cilit duke i shtuar bajame të grira, bëhet akoma më i shijshëm dhe krokant. Ndërsa mbushja, një krem i butë çokollate, kombinohet në mënyrë perfekt me bazën.
Zbukurojeni sipas dëshirës duke shtuar fruta të freskëta dhe të stinës.
Hapat
1
Kryer
|
PREGATISIM BAZËN E TARTËS:Në një tas të madh rrahim gjalpin me sheqerin pluhur derisa masa ta ketë rritur vëllimin. Shtojmë vezën dhe vazhdojmë rrahjen. Në një tjetër enë, bashkojmë përbërësit e thatë, pra miellin me bajamet e bluara dhe kripën dhe ja shtojmë gjalpit. I përziejmë mirë me ndihmën e një luge druri dhe shtojmë 1 lugë qumësht nëse brumi rezulton paksa i fortë. I japim brumit formën e një disku, e mbështjellim me qese celofoni dhe e vendosim në frigorifer për të paktën 30 minuta. Pasi ka kaluar koha e qëndrimit në frigorifer, e vendosim diskun e brumit midis dy letrave furre në mënyrë që ta kemi më të thjesht ta hapim. Me ndihmën e një okllaie formojmë një petë të trashë rreth 5mm me diametër rreth 30cm. E vendosim tek tave e tartës dhe e shtypim mirë me dorë duke eleminuar brumin e tepërt që del jashtë formës. E vendosim në frigorifer për 30 minuta të tjera. |
2
Kryer
|
Parangrohim furrën në 180°CE çpojmë bazën e tartës lehtësisht me dhëmbët e një piruni, e mbulojmë me letër furre dhe i vendosim sipër bishtajore të thata, për shembull fasule, qiqra apo oriz. (unë zakonisht përdor qiqra sepse janë më të rënda) E pjekim pr 15 minuta. Heqim letrën e furrës bashkë me qiqrat dhe e pjekim bazën edhe për 15 minuta të tjera. E lëmë të ftohet plotësisht ndërkohë që pregatisim kremin. |
3
Kryer
|
PREGATISIM MBUSHJEN:Vendosim në zjarr mesatar panën për ëmbëlsira bashkë me qumështin dhe i nxehim shumë, por jo ti ziejmë! I heqim nga zjarri dhe shtojmë copëzat e çokollatës së zezë duke i përzierë mirë derisa çokollata të ketë shkrirë plotësisht. Shtojmë sheqerin, vaniljen, vezët një nga një dhe vazhdojmë përzierjen. E hedhim kremin e çokollatës në bazën e tartës e cila tashmë është ftohur dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 160°C për 20 minuta. E lëmë të ftohet plotësisht në temperaturë ambjenti, më pas e fusim në frigorifer për minimumi 2 orë. E zbukurojmë me bajame të grira dhe fruta sipas dëshirës. |