0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 kg bamje
500 gr mish viçi tul
1 qepë
2 karrota
3 domate
1 tufë majdanoz i freskët
2 lugë gjelle uthull e bardhë rrushi
vaj ulliri
kripë

Nutritional information

34 gr
Proteina
18 gr
Yndyrna
29 gr
Karbohidrate
390
Kalori për racion
Tavë me bamje

Tavë me bamje

Bamjet jane nje nga ato perimet qe ose i pelqen ose nuk i pelqen, nuk ka vije te mesme me to! Por kjo nuk ja heq as shijen dhe as vlerat ushqyese: hekur, kalcium, magnez, fosfor dhe zink, duke u bere keshtu nje superushqim per te gjithe familjen. 

Features:
  • Pa laktozë
Cuisine:

Ingredients

Directions

Share

Gatuhen ne pothuajse te gjithe boten, qe nga ishujt Karaibe deri ne Kine dhe format e gatimit jane nga me te ndryshmet: supe, gjelle, tave, te skuqura, madje edhe turshi.
Sot po ju sjell receten me te dashur per mua gjate veres: taven me bamje. Mund te konsiderohet fare mire nje pjate tradicionale shqiptare me nje shije fantastike!

 

(Visited 8 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Pastrojme bamjet duke i prere bishtin ne forme konike, ne kete menyre gjate gatimit ato nuk do te shperbehen. I vendosim ne nje ene dhe i mbulojme me uje te ftohte, i sperkasim me dy luge uthull, pak kripe dhe i leme keshtu per gjysme ore. Uthulla dhe kripa do ti zbuse pushin qe kane ne siperfaqe.

2
Done

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen e grire holle derisa te rezultoje transparente. Shtojme domatet e grira ne mikser, karrotat e prera ne copa te vogla, majdanozin e grire holle dhe vazhdojme kaverdisjen ne zjarr te ngadalte derisa perimet te zbuten me lengun e tyre. Shtojme thelat e mishit te cilave i japim nje faqe shume te lehte nga te dyja anet, shtojme nje gote uje dhe i ziejme te gjitha bashke per rreth 30 minuta ne tenxhere me presion.

3
Done

Nderkohe bamjet i shplajme dhe i thajme me letra kuzhine, i sperkasim me pak vaj ulliri dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 10-15 minuta. Hedhim siper tyre harxhen me mishin tashme te ziere dhe sipas deshires edhe disa copa patate te cilat e trashin paksa lengun. E mbulojme taven me leter alumini  dhe e pjekim ne 180°C per rreth 30 minuta. Heqim letren e aluminit dhe i leme derisa te marrin ngjyre ne siperfaqe. I sherbejme te ngrohta.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Mish keci në furrë me patate
next
Rizoto me shparguj
previous
Mish keci në furrë me patate
next
Rizoto me shparguj

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here