0 0
Salcë Beshamel

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 litër qumësht
4 lugë gjelle miell
5 lugë gjelle gjalp në temperaturë ambjenti
arrë moskatë e grirë
kripë

Salcë Beshamel

"la sauce à la Bèchameil" është salca më e përdorur në Francë, vendi i saj i origjinës

Features:
  • Vegjetariane
Cuisine:

Krijuesi ka qenë markezi i Nointel, Louis De Bechamel i cili e propozoj i pari këtë recetë në shekullin XVIII.

  • 15 Min
  • Serves 1
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Ajo mund të përdoret për ti dhënë shije Lazanjave, Kanelonit, por edhe Mishit, Peshkut e Perimeve. Edhe në recetat shqiptare kjo salcë ka gjetur një përdorim relativisht të gjerë psh tek Pastiço apo Musakaja.

(Visited 31 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Për të pregatitur beshamelën si fillim vendosim në zjarr të avashëm gjalpin, e lëmë të shkrijë dhe hedhim pak nga pak miellin duke e përzierë përbërjen në mënyrë energjike për disa minuta që të mos formohen kokërriza. Kështu kemi përftuar atë që francezët e quajnë roux [ru]. Heqim roux nga zjarri dhe i shtojmë pjesë pjesë qumështin e ngrohtë duke e perzierë me një lugë druri.

2
Done

E vendosim përsëri tiganin në zjarr derisa salca të filloj të ziejë dhe në këtë moment i hedhim pak kripë dhe pak arrë moskatë. E mbulojmë me kapak dhe e lëmë të ziejë në zjarr të avashëm për 10-15 minuta duke e përzierë herë pas here derisa të arrijë trashësinë e dëshiruar.

3
Done

*Këshillë: Kur pregatisim beshamelën (sidomos nëse jemi fillestar) është mirë që gjalpin dhe miellin të mos i përziejmë mbi zjarr: mielli ka vetinë të skuqet shumë shpejt duke formuar kokrriza të cilat janë shumë të vështira për tu tretur. Prandaj heqim një moment tiganin nga zjarri, shtojmë miellin, e përziejmë derisa të shkrihet në gjalp dhe më pas hedhim qumështin duke e vendosur sërisht në zjarr të avashëm.

4
Done

Sipas recetes që po pregatisim, bashkë me qumështin mund të shtojmë edhe lëng perimesh nqs duam të shoqërojmë këto të fundit me salcë, apo erëza të ndryshme nqs duam të shoqërojmë mishin ose peshkun.
Sërisht sipas kërkesave të recetës kryesore, salca beshamel mund të bëhet më e trashë duke shtuar më shumë miell apo më e hollë duke shtuar më shumë qumësht.

Të drejtat e imazhit i përkasin: nonnabox.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Biskota me arra kokosi
next
Krapfen (bombolone)
previous
Biskota me arra kokosi
next
Krapfen (bombolone)

11 Comments Hide Comments

dhe une se di se cfare eshte arre moskat dhe mesa shikoj eshte perberes i shume recetave.

dua ta dij chka eshte arre muskati receta me pelqen te gjitha i keni shkelqyeshem

ju lutem a mund te publikoni nje recete tjeter me eskallop vici ju lutem dhe a mund te me thoni nese cokollata e shkrire ne banjomari a ka te njejten shije si cokollata e shkrire me pak vaj ulliri e kame pare ne televizor ju faleminderit

E dashur Laura, cdo kerkese per recete behet me ane te email-it. Persa i perket pyetjes tjeter, sigurisht qe ajo e shkrire ne banjomari ka shije me origjinale cokollate.

Eshte recete praktike!per lazanjen duhet te jepni receten e ragu-t pas nuk e gjejme! Do na ndihmonte

Përbërësit për të bër rragu: 1 karrot 1 qep 1kg mish te grirë dhe 1 shishe salcë
E pret karrotën ne kubik te vegjel po ashtu edhe qepen pastaj i lë të skuqen pastaj hedh mishin e grirë e lë deri sa te skuqet mishi dhe pastaj hedh salcën

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here