0 0
Kërnacka të furrës

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...për qoftet:
250 gr mish i grirë viçi
1 qepë
2 feta bukë e ndenjur
2 lugë gjelle miell
1 vezë
2 thelpinj hudhër
1/2 tufe majdanoz i freskët
kripë
piper i zi i sapobluar
për skuqje vaj luledielli
për skuqje miell
...për salcën:
1 lugë gjelle miell
2-3 lugë gjelle uthull e kuqe rrushi
1 lugë gjelle salcë domatesh
3-4 thelpinj hudhër
1/2 tufe majdanoz i freskët
gjethe dafine
rigon i thatë
spec i kuq i ëmbël
kripë
piper i zi i sapobluar

Nutritional information

18 gr
Proteina
22 gr
Yndyrna
19 gr
Karbohidrate
343
Kalori për racion

Kërnacka të furrës

Cuisine:

Ingredients

  • ...për qoftet:

  • ...për salcën:

Directions

Share

 

 

(Visited 138 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Si fillim, lagim bukën e ndenjur me pak ujë, e shtrydhim, e thërrmojmë me duar dhe e vendosim në një enë të thellë. Shtojmë mishin e grirë, qepët e grira hollë, vezën, majdanozin e grirë, thelpinjtë e hudhrës të grira, piperin dhe kripën.

Masën e përftuar e ndajmë në racione të vogla dhe i japim formë cilindrike. I kalojmë në miell dhe i skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të kuqerremtë nga të gjitha anët. Pasi i kemi skuqur të gjitha kërnackat i rreshtojmë në një tavë dhe fillojmë me pregatitjen e salcës:

2
Done

Në vajin e mbetur, shtojmë miellin duke e përzierë mirë që të mos formohen kokrriza, e shuajmë me uthull, shtojmë salcën e domateve (apo domaten e grirë), pak ujë të nxehtë, kripë, piper, dafinë, rigon, specin e kuq dhe hudhrat e grira hollë. E lëmë në këtë mënyrë të gatuhen të gjithë përbërësit së bashku për rreth 10 minuta dhe më pas këtë salcë ia hedhim kërnackave që kemi shtruar në tavë. Tavën e fusim në furrë të parangrohur në 180°C për 15-20 minuta. Kjo pjatë shërbehet e spërkatur me lëngun e saj dhe me majdanoz të freskët e të grirë hollë.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

Featured Image
previous
Petanik (ose palanik) me miell misri
Featured Image
next
Oshmare Korçe
Featured Image
previous
Petanik (ose palanik) me miell misri
Featured Image
next
Oshmare Korçe

7 Comments Hide Comments

Kernackat jane ushqimi im i preferuar , tradita Korcare o zot sa te mira jane , faleminderit faqa un Gatuaj

tek kernackat i bera dhe jan shume te mira por vetem se me dolen qepet teper megjithse une ua gjeta vendin

Jam shume e lumtur per kete faqe dhe na kujton gatimin tone shqipetar faleminderit shume jeni te medhenj.

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here