0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
320 gr makarona të shkurtra
400 gr salmon i freskët
200 ml krem pana për gatim
2 thelpinj hudhër
1/2 lëng limoni
1/2 lëkurë e grirë limoni
1 lugë gjelle gjalp
1 lugë gjelle vaj ulliri
pak miell
kripë
piper i zi i sapobluar
kopër e freskët

Vlerat ushqyese të recetës

27 gr
Proteina
32 gr
Yndyrna
65 gr
Karbohidrate
651
Kalori për racion
Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër

Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër

Makarona, salmon, hudhra, lëng dhe lëkurë limoni, vaj ulliri dhe pak pana për lidhjen e salcës. Praktikisht e gjithe vera ne nje pjate!

Përbërësit

Udhëzimet

Share

A mund tju them që këto janë makaronat me salmon më të mira që kam ngrënë ndonjë herë? Një pjatë që e gjithë familja e shijoj! Zgjidhni formen e makaronave që dëshironi dhe në më pak se 20 min do të keni fibrat dhe Omega-3 sëbashku, sidomos për të vegjelit. Shija është aq e freskët dhe verore, edhe pse këtu ka një javë qe nuk pushon shiu…

(Visited 95 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Lyejmë fileton e salmonit të plotë me kripë, piper, miell dhe e skuqim për 2 min nga secila anë në nje tigan me pak gjalp derisa të marri një kore të bukur. E heqim dhe e lëmë mënjanë.

2
Kryer

Në të njëjtin tigan shtojmë pak vaj ulliri dhe kavërdisim hudhrat e grira holle në zjarr të ulët. Shtojmë lëng limoni dhe lëkurën e grirë te tij. Hedhim pak ujë ose lëng perimesh dhe i lëmë hudhrat të zbuten.

Shtojmë salmonin e plotë dhe e ndajmë me pirun në copa sa një kafshatë. Shtojmë edhe panën e kuzhinës, koprën dhe e lëmë të gatuhet per max 5 min.

3
Kryer

Ndërkohë kemi zierë makaronat dhe i shtojmë tek salca me salmon. Mund të shtojmë edhe pak ujë nga makaronat nëse salca është e trashë.

Kek me karrota, bajame dhe lajthi
previous
Kek me karrota, bajame dhe lajthi
Kek me karrota, bajame dhe lajthi
next
Cheesecake me pjekie me fruta pylli
Kek me karrota, bajame dhe lajthi
previous
Kek me karrota, bajame dhe lajthi
Kek me karrota, bajame dhe lajthi
next
Cheesecake me pjekie me fruta pylli

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here