0 0
Receta bazë për krepa

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...përbërësit për krepa të kripur:
250 gr miell 00
500 ml qumësht
40 gr gjalp i shkrirë
3 vezë
pak kripë
...përbërësit për krepa të ëmbël:
250 gr miell
500 ml qumësht
40 gr gjalp i shkrirë
3 vezë
3 lugë gjelle sheqer
pak vanilje
sipas dëshirës kanellë
sipas dëshirës rum

Nutritional information

8 gr
Proteina
6 gr
Yndyrna
28 gr
Karbohidrate
195
Kalori për racion

Receta bazë për krepa

Features:
  • Vegjetariane
Cuisine:

Krepat janë një gatim shumë antik me origjinë franceze, të cilat sipas legjendës janë shfaqur në shekullin e V kur Papa Gelasio donte të shuante urinë e pelegrinëve francez të lodhur dhe të uritur të cilët kishin ardhur në Romë për festën e Candelora (2 shkurt, pastrimi i trupit të Zonjës Mari). Për këtë arsye ai urdhëroj kuzhinën e Vatikanit të sillnin shumë vezë dhe miell me të cilat janë krijuar edhe krepat e parë që u bënë shumë të njohura në Francë.

  • 15 min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

  • ...përbërësit për krepa të kripur:

  • ...përbërësit për krepa të ëmbël:

Directions

Share

Në ditët e sotme, pregatiten gjithashtu me pak përbërës nga të cilët vezë, miell, qumësht dhe gjalpë dhe sipas preferencave mund të shijohen në mijëra mënyra si të kripur ashtu dhe të ëmbël. Vetë fjala krepë, vjen nga latinishtja crispus që do të thotë “kaçurrel”, term ky i lidhur me crespele, një lloj i krepave të vegjël dhe shumë të hollë të cilat gjatë gatimi rrudhen plotësisht.

(Visited 627 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Vendosim në një tas të madh dhe të thellë miellin e situr, (shtojmë sheqerin dhe vaniljen nëse po pregatisim krepa të ëmbël), pak kripë dhe gjysmë litër qumësht. E rrahim përbërjen me pirun (apo me një rrahës elektrik) derisa të formohet një masë e njëtrajtshme dhe pa kokërriza.

2
Done

Në një enë tjetër rrahim fort vezët të cilat ia shtojmë masës mësipër duke vazhduar përzierjen derisa të dy përbërësit të bashkohen me njëri tjetrin. E mbulojmë brumin me një letër transparente dhe e lëmë të pushojë për të paktën gjysmë ore.

Përpara se ti gatuajmë, shtojmë gjalpin e shkrirë dhe i përziejmë mirë.

3
Done

Në një tigan të cekët për krepa, shkrijmë pak gjalp dhe hedhim një garuzhde brumë duke e përhapur mirë në të gjithë tiganin me lëvizje rrotulluese. I gatuajm krepat për rreth 3 minuta nga njëra anë dhe 3 minuta nga ana tjetër. Me dozat e përbërësve të mësipërme duhet tju dalin 6-7 krepa në një tigan me diametër 26cm.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Rizoto milanez (me shafran)
next
Supë krem me kungull
previous
Rizoto milanez (me shafran)
next
Supë krem me kungull

47 Comments Hide Comments

prej ktyre recetave per zotin kam shtuar 2 kg jeni me te miret po na sygjeroni ndonje ushqim dobesimi

Menyra e krepave mu duk shume interesante per te bere krepa ne shtepi pasi pothuajse gjithmone i kam provuar te blera neper dyqane.

Ju falenderoj qe na tregoni receta nga me te ndryshmet, pasi edhe per ne qe nuk kemi shume eksperince ne kuzhine na mesoni si te gatuajme shume gjera te shijshme .
Me respekt Xhulja

@Mirela, mbuloje enen ne te cilen ke pregatitur brumin me leter transparente dhe fute ne frigorifer. Mund ta ruash per max 1 dite.

Krepat jane fantastike, a mund te na jepni receta per mbushjen e tyre ju lutem shume…

Do ti pergatis sa me shpejt sepse me pelqejn shume krepat.flm per recetat 🙂

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here