0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për bazën:
200 gr biskota Digestive lloj biskote, si alternativë mund të përdorni çdo lloj biskote që ju pëlqen
100 gr gjalp i shkrirë
50 gr lajthi të bluara
...për shtresën e kremit:
600 gr krem djathi
500 gr Quark (salcë kosi e ëmbël)
200 ml krem pana për ëmbëlsira
200 gr sheqer
3 vezë
2 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle niseshte
1 pako të vogël sheqer vanilje
...për shtresën e sipërme:
500 gr fruta pylli të ngrira
200 ml ujë
2 lugë gjelle xhelatinë pluhur
2 pako të vogla sheqer vanilje

Vlerat ushqyese të recetës

14 gr
Proteina
45 gr
Yndyrna
45 gr
Karbohidrate
592
Kalori për racion
Cheesecake me pjekie me fruta pylli

Cheesecake me pjekie me fruta pylli

Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për bazën:

  • ...për shtresën e kremit:

  • ...për shtresën e sipërme:

Udhëzimet

Share

Kur behet fjale per nje embelsire te lehte, te fresket dhe qe nuk njeh stine, besoj se ju shkon ne mendje direkt cheesecake-u ose torta me krem djathi. Sot po ju propozoj ate me fruta pylli me pjekie e cila do tju bej per vete jo vetem me ngjyren fantastike, por mbi te gjitha me shijen e embel e gjtheperfshirese!

Nese jeni fans te cheesecake-ut, ne ju sugjerojme edhe:
Cheesecake me luleshtrydhe dhe limon jeshil

(Visited 478 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Formojme bazen e cheesecake-ut duke therrmuar biskotat dhe duke i reduktuar ne pluhur. I bashkojme me lajthite e bluara shume imet dhe gjalpin e shkrire.
Marrim nje tave te rrumbullaket me anet qe hapen 24cm dhe hedhim ne fundin e saj biskotat te cilat tashme e kane thithur gjalpin. E ngjeshim shume mire me ndihmen e nje luge, gote apo thjesht me dore. E vendosim ne frigorifer nderkohe qe pregatisim kremin.

2
Kryer

Bashkojme te gjithe perberesit kremoz: kremin e djathit, salce e kosit te embel (Quark) dhe kremin pana per embelsira. Shtojme sheqerin, sheqerin vanilje, niseshten, miellin dhe e rrahim kremin me ndihmen e nje mikseri per 2-3 minuta. Shtojme se fundmi edhe vezet dhe vazhdojme rrahjen derisa masa e formuar te rezultoje homogjene.
Kete krem e hedhim siper bazes se biskotave.

3
Kryer

Nderkohe kemi parangrohur furren ne 170°C. E pjekim cheesecake-un per rreth 45 minuta derisa te kete marre ngjyre te arte ne siperfaqe.

4
Kryer

Pregatisim shtresen e siperme: vendosim ne nje tenxhere te vogel frutat e pyllit te ngrira, shtojme ujin, sheqerin vaniljen, xhelatinen dhe i gatuajme ne zjarr te ulet per rreth 5 minuta derisa te na jete formuar nje salce e trashe.
Me ndihmen e nje mikseri me zhytje, e reduktojme salcen me fruta pylli ne purè.

5
Kryer

Kur cheesecake-u te jete pjekur, e nxjerrim nga furra dhe e leme te pushoje per 10-15 minuta ne temperature ambjenti. Vellimi i tij do te ulet pak, por kjo eshte normale.
Shtojme salcen me fruta pylli dhe e hapim uniforme ne te gjithe siperfaqen.
E leme te ftohet per 4-5 ore ne frigorifer, ose akoma me mire gjithe naten perpara se ta shijojme.

Youtube Video

Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër
previous
Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër
Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër
next
Biskota me miell bajamesh
Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër
previous
Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër
Makarona me salmon, salcë limoni dhe kopër
next
Biskota me miell bajamesh

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here