0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për mishin:
1 kg mish qengji shpatull ose kofshë
2 limon(a)
2 qepë e kuqe
3 lugë gjelle vaj ulliri
6-7 thelpinj hudhër
3 degë rozmarinë
kripë
piper i zi i sapobluar
...për salcën:
300 ml lëng perimesh
150 ml verë e kuqe
2 lugë gjelle miell

Vlerat ushqyese të recetës

51 gr
Proteina
31 gr
Yndyrna
15 gr
Karbohidrate
563
Kalori për racion
Mish qengji në furrë

Mish qengji në furrë

Një recetë tipike e Pashkëve, në të cilën qengji “sakrifikohet” për të rikujtuar mundimet e Krishtit!

Përbërësit

  • ...për mishin:

  • ...për salcën:

Udhëzimet

Share
(Visited 153 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Eleminojmë nga mishi i qengjit sa më shumë dhjamë me ndihmën e një thike të mprehtë. E fërkojmë mishin me vaj ulliri dhe e spërkasim me kripë dhe piper të zi të sapobluar.
Me majën e thikës, bëjmë disa çarje të thella por të vogla në shpatullën/kofshën e qengjit dhe fusim në secilën prej tyre nga pak rozmarinë dhe gjysmë thelbi hudhër.

2
Kryer

Presim qepët dhe limonat në rrathë të trashë dhe i vendosim në një tavë të thellë bashkë me thelpinjtë e hudhrës të shtypur. Mbi to vendosim mishin e qengjit dhe e mbulojmë tavën me letër alumini duke e izoluar mirë nga të gjitha anët. E gatuajmë për 4 orë në furrë të parangrohur në 170°C, duke e spërkatur çdo një orë me lëngun që lëshon qengji. Pas dy orësh, heqim letrën e aluminit dhe vazhdojmë pjekien derisa mishi të rezultojë shumë i butë, por edhe të ketë marrë ngjyrë të bukur në sipërfaqe.

3
Kryer

E heqim mishin nga furra, e vendosim në tavolinën e punës, e mbështjellim mirë me letër alumini (pjesa e shkëlqyeshme jashtë), më pas me një pecetë të pastër dhe e lëmë të pushojë ndërkohë që pregatisim salcën.

4
Kryer

Gërryejmë me një lugë druri tavën ku kemi gatuar mishin dhe bashkë me lëngun që ai ka lëshuar e kullojmë. Shtojmë verën e kuqe dhe e ziejmë në zjarrë mesatar derisa të ketë përgjysmuar masën.

Shkrijmë miellin në pak ujë dhe ja shtojmë salcës. Shtojmë edhe lëngun e perimeve dhe e lëmë derisa të trashet sipas dëshirës. E rregullojmë me kripë dhe piper të zi.

E presim mishin e qengjit në copa të mëdha dhe e shërbejmë të spërkatur me salcën e pregatitur.

Gëzuar Ditën e Verës
previous
Gëzuar Ditën e Verës
Supë krem me lulelakër dhe pana
next
Supë krem me lulelakër dhe pana
Gëzuar Ditën e Verës
previous
Gëzuar Ditën e Verës
Supë krem me lulelakër dhe pana
next
Supë krem me lulelakër dhe pana

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here