0 0
Ravioli të mbushur me gjizë dhe spinaq

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...për makaronat:
200 gr miell 00
100 gr miell semola
3 vezë në temperaturë ambjenti
...për mbushjen:
300 gr ricotta (gjizë kremoze pa kripë)
400 gr spinaq i freskët
6 lugë gjelle djathë Parmiggiano Reggiano i grirë
1 vezë
kripë
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri
...për ti dhënë shije:
2 lugë gjelle gjalp
5-6 gjethe sherebelë
djathë Parmiggiano Reggiano i grirë

Nutritional information

27 gr
Proteina
24 gr
Yndyrna
64 gr
Karbohidrate
576
Kalori për racion

Ravioli të mbushur me gjizë dhe spinaq

Features:
  • Vegjetariane
Cuisine:

Makaronat e fresketa te pergatitura ne shtepi, jane nje nga ato gatime qe veshtire mos ti pelqejne te gjitheve. Dhe nese jane te mbushura, akoma me mire!

  • 60 min
  • Serves 4
  • Hard

Ingredients

  • ...për makaronat:

  • ...për mbushjen:

  • ...për ti dhënë shije:

Directions

Share

Heren e kaluar i pergatita me kungull dimerak (receten e se cilave e gjeni ketu). Kesaj here vendosa te provoje nje kombinim me klasik dhe me shije me delikate, siç eshte ai i gjizes pa kripe (rikota) dhe spinaqit. Me pas i kalove ne tigan me gjalp te aromatizuar me sherebele te fresket, i sperkata me pak djathe parmixhano te grire, dhe nuk di tju them sesa komplimente mora!

(Visited 110 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Brumi

Per te pergatitur raviolit me gjize dhe spinaq, fillimisht pergatisim brumin me veze: ne tavolinen e punes ose ne nje tas te madh hedhim 2 llojet e miellit te situr, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme vezet lehtesisht te rrahura me pirun. E punojme brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezet me miellin qe gjendet rreth e qark derisa te formohet nje top brumi te cilin e punojme ne tavolinen e lyer me miell per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje elastik. Ne rast se brumi rezulton pak i forte, shtojme 2 apo 3 luge uje te ngrohte, apo ne rast se rezulton pak i bute, shtojme edhe pak miell. E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer.

2
Done

Mbushja

Nderkohe pergatisim mbushjen: kaverdisim ne pak vaj ulliri spinaqin e pastruar dhe te grire holle, i vendosim kapakun dhe e leme derisa te avulloje i gjithe uji. E transferojme ne nje tas ne te cilin shtojme edhe rikoten, djathin e grire, vezen, pak kripe e piper te zi duke i perziere mire. E hedhim mbushjen ne nje qese pastiçerie dhe e leme menjane.

3
Done

Kur brumi te jete gati, e ndajme ne dy pjese te barabarta dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat. E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me miell krundesh dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise.

4
Done

Me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, e presim brumin ne drejtekendesha pak a shume me permasa 6cmx3cm. Vendosim nje luge te vogel mbushje me gjize dhe spinaq ne mes, i lyejme anet me uje dhe e palosim raviolin duke i shtypur mire anet ne menyre qe te eleminojme ajrin ne brendesi dhe mbushja te mos dal gjate gatimit. I japim forme raviolit duke perdorur nje rrote te dhembezuar per makarona (ose nje thike te mprehte). Me nje pjese brume duhet te dalin 8-10 ravioli. Procedojme ne te njejten menyre edhe me pjesen tjeter te brumit

5
Done

Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet dhe skuqim per 3-4 minuta gjethet e sherebeles.

Pasi te kemi pergatitur te gjithe raviolit, i ziejme ne uje te bollshem me kripe per 4 minuta, i kullojme mire dhe i vendosim neper pjata. Siper i sperkasim me gjalpin e aromatizuar me sherebele dhe pak djathe te grire. I sherbejme menjehere zbukuruar me ndonje gjethe sherebele.

6
Done

Ruajtja: ne akull per 1 muaj.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Tavë me patëllxhanë dhe bamje
next
Akullore me lajthi
previous
Tavë me patëllxhanë dhe bamje
next
Akullore me lajthi

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here