Arkiva Etiketash: Receta me gjizë

Ravioli të mbushur me gjizë dhe spinaq

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e vështirë
  • Shtype
Ravioli me rikota dhe spinaq1
Makaronat e fresketa te pergatitura ne shtepi, jane nje nga ato gatime qe veshtire mos ti pelqejne te gjitheve. Dhe nese jane te mbushura, akoma me mire! Heren e kaluar i pergatita me kungull dimerak (receten e se cilave e gjeni ketu). Kesaj here vendosa te provoje nje kombinim me klasik dhe me shije me delikate, siç eshte ai i gjizes pa kripe (rikota) dhe spinaqit. Me pas i kalove ne tigan me gjalp te aromatizuar me sherebele te fresket, i sperkata me pak djathe parmixhano te grire, dhe nuk di tju them sesa komplimente mora!

Perberesit

…per makaronat

  • 200gr miell 00
  • 100gr miell me krunde (miell i trashe)
  • 3 veze, ne temperature ambjenti

…per mbushjen

  • 300gr gjize pa kripe
  • 400gr spinaq te fresket, te grire shume holle
  • 6 luge djathe kaçkavall te grire (receta origjinale kerkon perdorimin e djathit parmixhano)
  • 1 veze
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar

…per ti dhene shije

  • 2 luge gjelle gjalp
  • 5-6 gjethe sherebele te fresket
  • djathe parmixhano, te grire

Ravioli me rikota dhe spinaq

Per te pergatitur raviolit me gjize dhe spinaq, fillimisht pergatisim brumin me veze: ne tavolinen e punes ose ne nje tas te madh hedhim 2 llojet e miellit te situr, i hapim nje grope ne mes dhe shtojme vezet lehtesisht te rrahura me pirun. E punojme brumin fillimisht me gishta duke bashkuar avash avash vezet me miellin qe gjendet rreth e qark derisa te formohet nje top brumi te cilin e punojme ne tavolinen e lyer me miell per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje elastik. Ne rast se brumi rezulton pak i forte, shtojme 2 apo 3 luge uje te ngrohte, apo ne rast se rezulton pak i bute, shtojme edhe pak miell. E mbeshtjellim brumin me leter transparente dhe e leme te pushoje per 1 ore ne frigorifer.

Nderkohe pergatisim mbushjen: kaverdisim ne pak vaj ulliri spinaqin e pastruar dhe te grire holle, i vendosim kapakun dhe e leme derisa te avulloje i gjithe uji. E transferojme ne nje tas ne te cilin shtojme edhe rikoten, djathin kaçkavall te grire, vezen, pak kripe e piper te zi duke i perziere mire. E hedhim mbushjen ne nje qese pastiçerie dhe e leme menjane.

Kur brumi te jete gati, e ndajme ne dy pjese te barabarta dhe pjesen qe nuk e perdorim e mbeshtjellim serisht me leter transparente. Kjo per shkak se ne kontakt me ajrin, brumi thahet dhe formon nje kore te holle e cila e prish lemueshmerine qe duhet te kene makaronat.
E vendosim gjysmen e brumit ne tavolinen e punes te lyer me miell krundesh dhe e hapim ne fillim me pellemben e dores, me pas me okllai te lyer me pak miell ne menyre qe te mos ngjise.

Me ndihmen e nje thike me maje te mprehte, e presim brumin ne drejtekendesha pak a shume me permasa 6cmx3cm. Vendosim nje luge te vogel mbushje me gjize dhe spinaq ne mes, i lyejme anet me uje dhe e palosim raviolin duke i shtypur mire anet ne menyre qe te eleminojme ajrin ne brendesi dhe mbushja te mos dal gjate gatimit. I japim forme raviolit duke perdorur nje rrote te dhembezuar per makarona (ose nje thike te mprehte). Me nje pjese brume duhet te dalin 8-10 ravioli. Procedojme ne te njejten menyre edhe me pjesen tjeter te brumit

Nderkohe, ne nje tigan shkrijme gjalpin ne zjarr te ulet dhe skuqim per 3-4 minuta gjethet e sherebeles.

Pasi te kemi pergatitur te gjithe raviolit, i ziejme ne uje te bollshem me kripe per 4 minuta, i kullojme mire dhe i vendosim neper pjata. Siper i sperkasim me gjalpin e aromatizuar me sherebele dhe pak djathe kackavall te grire. I sherbejme menjehere zbukuruar me ndonje gjethe sherebele.

Ruajtja: ne akull per 1 muaj.

Advertisements

Gjizë e bërë në shtëpi

Gjize e bere ne shtepiGjiza eshte nje produkt bulmeti shume i thjesht per tu realizuar ne shtepi, dhe ne varesi te cilesise dhe freskise se qumeshtit, cilesia e saj mund te jete nga me superioret.
Perberesit per rreth 200gr gjize

  • 1l qumesht me yndyre te plote
  • 2 luge uthull molle ose leng limoni
  • 100ml pana kuzhine (opsionale, nese doni qe gjiza te behet me kremoze)

Vendosim qumeshtin ne nje tenxhere ne zjarr te ulet dhe e nxehim derisa te arrije temperaturen 80°C duke e kontrolluar me termometer gatimi, ose nese nuk e keni mund te shikoni momentin kur ne siperfaqe te qumeshtit krijohet nje cipe e holle.
E perziejme here pas here ne menyre qe temperatura te shperndahet gjithandej njelloj. Nese duam qe gjiza te behet akoma me kremoze, shtojme ne tenxhere edhe 100ml krem pana te fresket kuzhine. E heqim nga zjarri dhe hedhim ne te 2 luge uthull ose leng limoni duke e perziere shpejt per 1 minute. Do te shohim ne kete moment qe qumeshti do te pritet, pra ne siperfaqe do te dalin disa copeza te bardha te cilat do te ndahen nga lengu i poshtem. E mbulojme tenxheren me nje pecete te paster dhe e leme te ftohet ne temperature ambjenti.

Kur gjiza te jete ftohur, e mbledhim dhe e vendosim ne nje nape te paster duke e lene te kulloje lengu per rreth gjysme ore. Nese e doni gjizen te thate, e leme te kulloje edhe gjithe naten.

E perdorim menjehere per gatimet tona, ose e ruajme ne frigorifer per rreth 2 dite.

*Keshille: Nese duam te aromatizojme gjizen, perpara se ta fusim ne frigorifer mund ti shtojme kripe, ereza te ndryshme te stines, apo per nje gjize te embel mund te shtojme mjalt, ose copeza cokollate te zeze.

Qofte me gjizë dhe lulelakër

Sot po ju paraqesim nje recete te shijshme, pak kalorike, dhe mbi te gjitha qe mund t’ia servirni edhe femijeve tuaj duke “maskuar” perimet qe gjenden ne brendesi.

Perberesit per rreth 15 qofte

  • 300gr gjize dele ose lope
  • 350gr lulelaker
  • 1 veze
  • 2 luge djath kackavall te grire
  • galete (aq sa te lidhen perberesit)
  • kripe
  • piper
  • pak vaj ulliri

Ziejme ne uje me kripe per 15-20 minuta lulelakren e ndare ne lule te vogla derisa te zbutet plotesisht. E vendosim ne mikser kuzhine bashke me vezen, gjizen, djathin kackavall, kripen, piperin dhe i perziejme per disa sekonda derisa e gjithe perberja te jete homogjenizuar. Pas kesaj, e transferojme masen e qofteve ne nje tas dhe shtojme galete aq sa masa te mos rezultoje teper e ujeshme (si brumi i qofteve). E vendosim ne frigorifer per minimumi 30 minuta ne menyre qe shijet te perzihen midis tyre.

Formojme me duar te lagura qofte te cilat i kalojme ne galete, i rreshtojme ne nje tave te shtruar me leter furre, i sperkasim pak me vaj ulliri ne siperfaqe dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 15-20 minuta duke i kthyer nga ana tjeter derisa te kene marre ngjyre te arte. I sherbejme te ngrohta

Fërgesë verore me speca dhe domate në tavë

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Fergese verore me speca dhe domate ne taveFergesa me speca dhe domate eshte nje nga ato receta qe edhe po ta pergatisesh ne mes te dimrit, te kujton veren! Kjo salce e trashe me shije te fresket, eshte ideale e lyer mbi nje fete buke te thekur, apo e sherbyer si garniture per pjatat e dyta te mishit. Mund te konsumohet si e ngrohte ashtu edhe e ftohte, pa ndryshuar asgje ne shije.
Me poshte, po ju paraqes nje variant i cili mua me pelqen shume, pasi mund te sherbehet direkt ne tave dhe gjithesecili merr sa deshiron.

Fergese verore me speca e domate ne tave1

Perberesit

  • 1/2kg speca jeshile dhe te kuqe, te prera ne copa
  • 1kg domate te kuqe, te reduktuara ne purè
  • 200gr gjize e kripur ose copeza djathi te bardhe
  • 5 veze
  • 1 tufe majdanoz te fresket, te grire holle
  • vaj ulliri ekstra te virgjer
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • spec te kuq djeges
  • disa gjethe mente te fresket per zbukurim

Parangrohim furren ne 180°C.

Ne nje tigan kaverdisim specat ne vaj ulliri ekstra te virgjer per 10 minuta. Shtojme purène e domateve dhe vazhdojme gatimin derisa uji i tepert i domateve te avulloje dhe salca te trashet, mund te nevojiten rreth 15 minuta.

Shtojme gjizen ose djathin e bardhe, e rregullojme salcen me kripe, piper te zi te sapobluar, pak spec te kuq djeges sipas deshires dhe majdanoz te grire holle.

Thyejme nje veze brenda ne fergese dhe e perziejme shpejt per disa çaste derisa te mpikset. E hedhim fergesen ne nje tave (une kam perdorur tave me diameter 26cm), hapim kater gropeza ne siperfaqen e saj dhe vendosim ne to 4 veze te sperkatura me pak kripe.

E pjekim ne furre per rreth 15 minuta apo derisa siperfaqa te marre ngjyre te arte dhe vezet te mpiksen. I hedhim disa copeza te vogla djathi te bardhe ne siperfaqe dhe e zbukurojme me ndonje gjethe mente te fresket. E sherbejme te ngrohte shoqeruar me buke te thekur.

Kaneloni me gjizë dhe spinaq

Kanelonit me gjize dhe spinaq perfaqsojne nje pjate te pare tipike shtepiake te tradites italiane, e cila gatuhet mbi te gjitha diten e djele kur e gjithe familja mblidhet prane tryezes.

Per 8 Kaneloni

per mbushjen

  • 500gr spinaq
  • 400gr gjize lope
  • 2 veze
  • 100gr djath parmixhano (apo djath tjeter kackavall)
  • pak arre moskat
  • kripe
  • piper te zi sipas deshires

per t’i mbuluar

Vendosim ne zjarr 2 tenxhere me uje dhe pak kripe: njera do te na nevojitet per te “ziere” Kanelonit dhe tjetra per te perveluar spinaqin.

Si fillim, pregatisim mbushjen duke lare mire spinaqin e fresket dhe duke e perveluar per 2 minuta ne njeren nga tenxheret. E kullojme, e leme te ftohet, e shtrydhim mire per t’i hequr ujin e tepert dhe e presim holle me nje thike te mprehte.

Speca të mbushura me gjizë

Duke qene se jemi ne vere, dhe kjo eshte periudha me e mire per te blere speca te fresketa ne merkate, sot po iu propozojme nje recete shume te shijshme: specat e mbushura me gjize. Por nese gjiza nuk iu pelqen, mund ta zevendesoni ate me mocarela ose filadelfia.
Perberesit per 4 persona
  • 4 speca me tul
  • 2 patate mesatare
  • 150gr gjize
  • 3 luge djath kackavall
  • 1 veze
  • 1 thelb hudher
  • borzilok
  • kripe
  • piper
Pastrojme specat, i ndajme ne gjysme, heqim farat e brendeshme dhe i ziejme ne uje me kripur te valuar per 2 minuta.

Qofte me gjize ne salce domatesh

Qoftet me gjize ne salce domatesh perbejne nje pjate te dyte tradicionale Kalabreze, zakonisht e perdorur ne fshat si zevendesuese e qofteve tradicionale me mish te grire. Gjithashtu kjo recete mund te sherbej edhe si nje salce e shijshme per te shoqeruar makaronat.
Perberesit per rreth 25 qofte

  • 350gr gjize dele (ne pamundesi te saj mund te perdorim gjize lope)
  • 140gr tul buke
  • 2 veze
  • 1 thelb hudher
  • 100gr djath kackavall te grire
  • 1 luge te vogel majdanoz
  • piper
  • kripe

Per salcen

  • 750ml salce domatesh
  • 5 luge vaj ulliri
  • 1 thelb hudher
  • kripe

Therrmojme 140gr buke me duar ose me ndihmen e nje mikseri, e vendosim ne nje tas te thelle bashke me gjizen e deles, vezet, thelbin e hudhres se shtypur, djathin kackavall te grire, majdanozin dhe pak piper. I perziejme te gjithe keta perberes bashke derisa te formohet nje mase e bute, por e lidhur, me pas e provojme per kripe dhe i shtojme aq sa nevojitet.

Tavë dhèu Tiranëse

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Tave dheu tiranese

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte tradicionale e kuzhines shqiptare e gatuar ne cdo ane te Shqiperise, por mbi te gjitha ne Tirane dhe rrethinat e saj. Tradicionalisht gatuhet dhe sherbehet ne tava balte, por nese nuk mund ti gjeni, mundet fare mire ta pregatisni ne tava porcelani.

Perberesit

  • 500gr melçi viçi e prere ne kubik (mund ta zevendesoni me copeza mish viçi)
  • 200gr gjize te kripur
  • 2 thelpinje hudhra te grira holle
  • 50gr gjalp pa kripe
  • 2 luge koncentrate domatesh
  • 2 gjethe dafine
  • rigon
  • pak spec te kuq djeges
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri

Parangrohim furre ne 180°C.

Ne nje tigan, kaverdisim melçite ne vaj ulliri derisa te zbuten dhe i leme menjane.

Shkrijme gjalpin ne zjarr mesatar, shtojme hudhrat, pak spec te kuq djeges, dafinen, dhe i perziejme derisa hudhrat te zbuten. Shtojme melçite e viçit dhe i rregullojme me rigon, kripe e piper te zi. Shtojme koncentraten e domateve, nje gote uje te ftohte dhe i perziejme te gjitha shume mire.

Kur copezat e melçise te jene zbutur, shtojme gjizen dhe e transferojme te gjithe perberjen neper tava balte.

I pjekim per 15 minuta apo derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. E sherbejme taven e dheut me buke te thekur shoqeruar me nje gote raki.