0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
500 gr mëlçi viçi mund ta zëvendësoni me copëza mish viçi
200 gr gjizë me kripë
2 thelpinjë hudhër
50 gr gjalp
2 lugë gjelle koncentratë domatesh
2 gjethe dafine
rigon i thatë
spec i kuq djegës
kripë
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri

Nutritional information

32 gr
Proteina
44 gr
Yndyrna
4 gr
Karbohidrate
530
Kalori për racion
Tavë dhèu Tiranëse

Tavë dhèu Tiranëse

Tradicionalisht tava e dheut gatuhet dhe shërbehet në tava balte, por nëse nuk mund ti gjeni, mundet fare mire ta pregatisni në tava porcelani.

Cuisine:

Ingredients

Directions

Share

Receta që po ju paraqesim më poshtë, është tradicionale e kuzhines shqiptare e gatuar në çdo anë të Shqipërisë, por mbi të gjitha në Tiranë dhe rrethinat e saj.

(Visited 68 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Parangrohim furrën në 180°C.

2
Done

Në një tigan, kavërdisim mëlçitë e prera në copa të vogla në vaj ulliri derisa të zbuten dhe i lëmë mënjanë. Shkrijmë gjalpin në zjarr mesatar, shtojmë hudhrat e grira hollë, pak spec të kuq djegës, dafinën, dhe i përziejmë derisa hudhrat të zbuten. Shtojmë mëlçitë e viçit dhe i rregullojmë me rigon, kripë e piper të zi. Shtojmë koncentratën e domateve, një gotë ujë të ftohtë dhe i përziejmë të gjitha shumë mirë. Kur copëzat e mëlçisë të jenë zbutur, shtojmë gjizën dhe e transferojmë të gjithë përbërjen nëpër tava balte.

3
Done

I pjekim për 15 minuta apo derisa të marrin ngjyrë të artë në sipërfaqe. E shërbejmë taven e dheut me bukë të thekur shoqëruar me një gotë raki.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Vezë të mbushura
next
Spaghetti alla Carbonara
previous
Vezë të mbushura
next
Spaghetti alla Carbonara

8 Comments Hide Comments

ju lutem mos u ngateroni kot.n.q.se doni taven tironse nuk mund ta gatuani me djath apo gjize pa kryp, por vetem me gjize baxhoje e cila nuk lshon shum uje.Per recetat e tjera urime

Eshte recete qe ne cdo lokal qe shkoj eshte e pa diskutuar qe ta plotesaoj me fergese Tiranase sidomos nje gatim special te saj te shiojshme ja jep Kompleksi STUGA .SHkoni shijojeni .Nuk do tjureje.fl

une mendoj se eshte nje nder recetat e mija te preferuara hallall atij qe e ka shpik….komplimente pa fund

Fergesen tiranase e kam provuar dhe eshte shume e mire,pervec kesaj kam gatuar shume gjelle te tjera duke ndjekur keshillat tuaja dhe mund tju them me bindje se ju keni shume gusto ne te gatuar dhe e keni organizuar shume mire kete pune ne f.b. Ju pergezoj per punen tuaj kaq me shije dhe ju pershendes

Pershendetje, une jam Shkodran dhe e kam hanger taven e dheut Tiranase kur kam kene ushtar ne Tirane, dhe me ka pelqyer shume.
Tash qe e gjeta kete recete deshta ta provoj me e gatu vete por kisha nje pyetje, A mund te perdori ndonje send tjeter zevendesues per tave (p.sh. tave alumini, qelqi etj??
Ju faleminderit
Ps: Shume faqe e bukur ju lumte.

@Din, tava e dheut Tiranase merr pikerisht ate shije karakteristike, sepse gatuhet ne tave balte. Ne tave tjeter sigurisht qe mund ta gatuash, vetem se do te jete shume larg asaj origjinales. Faleminderit qe na ndjek!

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here