Arkiva Etiketash: Receta me mëlçi

Patè mëlçie pule me marsala

Patè melcie pule me marasala

Patè-ja e melcise eshte nje pjate delikate dhe shume e vjeter e kuzhines se famshme franceze. Ne France quhet patè de foie gras (patè me melci te dhjamur) dhe pregatitet kryesisht me melcine e pates apo te roses, duke i ushqyer keto te fundit ne menyre shume te bollshme me miser derisa melcia e tyre “rritet” disa here mbi normalen.
Por duke qene se ky organ i brendshem i ketyre shpendeve eshte i veshtire per t’u gjendur, por mbi te gjitha i kushtueshme, pjaten e sotme do ta pregatisim me melcine e pules. Mos u shqetesoni nese edhe ju beni pjese tek ata persona qe nuk pelqejne te brendshmet e shpendeve apo te kafsheve; ne momentin qe pregatitet shija e saj nuk perafron fare me melcine… eshte totalisht nje gje tjeter!

Perberesit per 4-6 persona

  • 300gr melçi pule
  • 1/2 qepe
  • 100gr gjalp
  • 3 luge pana
  • 3 luge marsala (lloj vere e embel)
  • 3 luge konjak
  • 1 gjethe dafine
  • 1 dege rozmarine
  • 1 gjethe sherebele
  • kripe
  • piper te zi

Pastrojme melcite e pules, i lajme nen uje te rrjedhshem dhe i fshijme me kujdes.

Ne nje tigan kaverdisim me 1/3 e gjalpit qepen e prere holle dhe erezat per pak minuta. Shtojme melcite e pules qe i kemi ndare ne copeza te vogla derisa te marrin ngjyre nga te gjitha anet duke i perziere here pas here me nje luge druri. E lagim te gjithe perberjen me marsala dhe konjak te cilat i leme te avullojne ne zjarr te forte.

Reklama

Tavë dhèu Tiranëse

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: mesatare
  • Shtype
Tave dheu tiranese

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte tradicionale e kuzhines shqiptare e gatuar ne cdo ane te Shqiperise, por mbi te gjitha ne Tirane dhe rrethinat e saj. Tradicionalisht gatuhet dhe sherbehet ne tava balte, por nese nuk mund ti gjeni, mundet fare mire ta pregatisni ne tava porcelani.

Perberesit

  • 500gr melçi viçi e prere ne kubik (mund ta zevendesoni me copeza mish viçi)
  • 200gr gjize te kripur
  • 2 thelpinje hudhra te grira holle
  • 50gr gjalp pa kripe
  • 2 luge koncentrate domatesh
  • 2 gjethe dafine
  • rigon
  • pak spec te kuq djeges
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • vaj ulliri

Parangrohim furre ne 180°C.

Ne nje tigan, kaverdisim melçite ne vaj ulliri derisa te zbuten dhe i leme menjane.

Shkrijme gjalpin ne zjarr mesatar, shtojme hudhrat, pak spec te kuq djeges, dafinen, dhe i perziejme derisa hudhrat te zbuten. Shtojme melçite e viçit dhe i rregullojme me rigon, kripe e piper te zi. Shtojme koncentraten e domateve, nje gote uje te ftohte dhe i perziejme te gjitha shume mire.

Kur copezat e melçise te jene zbutur, shtojme gjizen dhe e transferojme te gjithe perberjen neper tava balte.

I pjekim per 15 minuta apo derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. E sherbejme taven e dheut me buke te thekur shoqeruar me nje gote raki.