0 0
Spaghetti alla Carbonara

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
350 gr makarona spaghetti
6 e verdhë veze
150 gr pançetë e tymosur
4 lugë gjelle djathë kaçkavall dele të grirë ose Pecorino Romano
kripë
piper i zi i sapobluar

Nutritional information

24 gr
Proteina
22 gr
Yndyrna
68 gr
Karbohidrate
575
Kalori për racion

Spaghetti alla Carbonara

Një recetë tipike e kuzhinës Romane

Cuisine:

Kjo pjatë dallohet për thjeshtësin e përbërësve të saj dhe shijen mjaft të veçantë.

  • 15 Min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Lloji i makaronava që preferohen më shumë janë Spaghetti, por mund të pregatitet edhe me Vermicelli, Spaghetti alla chitarra, Rigatoni etj.

(Visited 13 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Ziejmë makaronat në një tenxhere me ujë të kripur për kohën e treguar në konfeksion, ndërkohë që pregatisim salcën.

2
Done

Ndërkohë në një tigan skuqim pa yndyrë pançetën derisa të bëhet krokante (rreth 4 minuta). E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Në një enë qelqi rrahim të verdhat e vezëve me djathin e deles, shtojmë piper sipas dëshirës dhe në momentin e fundit (përpara se ti bashkojmë me makaronat) shtojmë pançetën e skuqur.

3
Done

Kullojmë makaronat dhe i hedhim në enën e qelqit duke i përzjerë mirë me salcën e pregatitur më sipër. I servirim të ngrohta duke i spërkatur sipër me pak piper të zi (sipas dëshirës) dhe djathë dele të grirë.

4
Done

*Këshillë:

Makaronat dhe salca e pregatitur nuk duhet të bashkohen kurrë mbi zjarr. Kjo për arsye se do të shkaktonte “gatimin” e vezëve dhe do ti bënte të dukeshin si të skuqura.

Të drejtat e imazhit i përkasin: thetasteedit.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Tavë dhèu Tiranëse
next
Kotoleta Milaneze
previous
Tavë dhèu Tiranëse
next
Kotoleta Milaneze

5 Comments Hide Comments

receta duket shum e mire por si mund ti bashkosh makaronat me vezet kur keto jane vetem te rrahura?? nuk ka ndonje rrezik te konsumosh veze te pa gatuara ( duke ditur qe vezet permbajne bakterie si salmonela qe mund te shkaktoje shum deme ne shendetin tone)

Ida, pikerisht ne kete menyre i bashkon; vezet e rrahura me makaronat akoma te nxehta dhe veza bashke me djathin kackavall te grire formojne nje “krem” shume te shijshem. Nese ke frike nga bakteriet qe permban veza, vendose mbi zjarr per disa minuta derisa te mpikeset disi.

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here