0 0
Kotoleta Milaneze

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
4 fileto viçi me kockë
100 gr miell
100 gr bukë e tharë e grirë
2 vezë
për skuqje gjalp
kripë

Nutritional information

60 gr
Proteina
25 gr
Yndyrna
33 gr
Karbohidrate
596
Kalori për racion

Kotoleta Milaneze

Kotoleta Milaneze bashkë me Rizoton Milanez janë nga pjatat më të njohura në Milano.

Cuisine:

Kjo kotoletë është e përbërë nga një fileto mish viçi me një kockë të vogël anash, të kaluar në galetë dhe të skuqur në gjalp, i cili në fund hidhet mbi të.

  • 20 Min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Për një version më të lehtë, për skuqje mund të përdoret gjysmë vaj ulliri e gjysmë gjalp dhe në fund kotoleta shoqërohet me lëng limoni të shtrydhur sipër. Egzistojnë dy variante për pregatitjen e saj: mund të pregatitet me feta mishi të parrahura (në të cilat mishi qëndron i butë brenda) apo me feta mishi të rrahura e cila e bën me krokante. Një version tjetër i kotoletave, sidomos në ditët e nxehta, është t’i mbulosh ato me feta domate dhe gjethe rukola.

(Visited 12 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Për realizimin e kësaj kotolete rrahim filetot e viçit me rrahësen e mishit për t'i bërë më të holla apo nëse preferojmë i lëmë të parrahura. Rrahim vezët në një enë dhe shtojmë në të galetën duke i përzjerë mirë derisa të formohet një masë homogjene. Fillimisht kriposim filetot e viçit, i kalojmë në miell dhe më pas në vezë dhe galetë.

2
Done

Në një tigan shkrijmë gjalpin dhe vendosim filetot për tu skuqur nga të dyja anët derisa të marrin ngjyrë të artë. I servirim kotoletat të ngrohta duke i shoqëruar me një racion patate furre apo të skuqur.

Të drejtat e imazhit i përkasin: ilclubdellericette.it

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Spaghetti alla Carbonara
next
Petulla tigani (Pancakes ose petulla Amerikane)
previous
Spaghetti alla Carbonara
next
Petulla tigani (Pancakes ose petulla Amerikane)

6 Comments Hide Comments

Eshte nje recete mjaft e mire, nje shije fantastike dhe nje nga pjatat me te njohura ne Milano.Me pelqen shume shume.

Recete mjaft e mire, me pelqen shume. Eshte nje recete qe shton amvisat edhe qe njihet shume ne Milano, qyteti i fundit qe kam vizituar. Shume shume e mire.

Gjithmone qe tentoj dicka te tille, me digjet galeta e mishi mbetet brenda i papjekur. E njejta gje me ka ndodhur me kotoletat e pules. 🙁 si t’ja bej qe mos te ndodhe me kjo gje? Faleminderit.

@Arte, gjeja kryesore kur pregatit kotoleta milaneze ose fileto pule me galete, eshte qe fileto e mishit duhet te jete e holle, e rrahur mire dhe e fresket. Zjarri duhet te jete mesatar-i ulet, asnjehere i larte, pasi perfiton ate rezultat te djegies se galetes dhe mishit te pagatuar ne brendesi. Provoje here tjeter dhe me thuaj.

Ju faleminderit shume per pasurimin e guzhinave tona me lloj -lloj gatimesh… ju pershendes se i gatuaj dhe vete, por jo me kaq finese sa na sygjeroni ju. Tung

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here