0 0
Biskota me arra kokosi

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...për biskotat
160 gr arrë kokosi e grirë
100 gr sheqer
100 gr gjalp në temperaturë ambjenti
2 vezë
4 lugë miell 00
...për zbukurim
50 gr çokollatë e zezë

Nutritional information

2 gr
Proteina
11 gr
Yndyrna
9 g
Karbohidrate
135
Kalori për copë

Biskota me arra kokosi

Receta më e thjeshtë për biskota të shijshme

Për mua kjo është mënyra më e mirë për të shijuar arrën e kokosit... këto biskota janë vërtetë një mrekulli! Sa herë që i pregatis vështirë të mbetet ndonjë brenda pak orësh. Me pak fjalë një sukses i garantuar!

Cuisine:

Ingredients

  • ...për biskotat

  • ...për zbukurim

Directions

Share

I vetmi përbërës që mund t’iu mungojë në kuzhinë është arra e kokosit e grirë (e cila gjendet shumë lehtë në ditët e sotme) ndërsa gjalpi, vezët, sheqeri e mielli normalisht janë pjesë e çdo shtëpie. Mjafton vetëm të ndiqni hap pas hapi recetën dhe do të merrni komplimenta pa fund! Mos harroni të nxirrni gjalpin dhe vezët nga frigoriferi gjysmë ore përpara se të filloni pregatitjen.

(Visited 99 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Përziejmë gjalpin me sheqerin derisa të përftojmë një krem homogjen. Duke vazhduar përzierjen shtojmë me rradhë vezët e rrahura, miellin dhe arrën e kokosit të grirë. Masën e ndajmë në sfera të vogla të cilat i vendosim në tavë të shtruar me letër furre dhe i pjekim në 160°C për 20-25 minuta.

2
Done

I nxjerrim nga furra dhe i lëmë të ftohen plotësisht pa i hequr nga tava. I vendosim në një enë të mbyllur hermetikisht dhe i ruajmë për maksimumi 1 javë.

3
Done

Nëse duam të kemi një efekt më të bukur pamor, biskotat i zbukurojmë duke i spërkatur me pak çokollatë të zezë të cilën e kemi shkrirë paraprakisht në banjomari. Çokollatën e marrim me një lugë të vogël dhe e hedhim në mënyrë të çrregullt mbi biskotat e ftohta kur janë akoma në tavë.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

next
Salcë Beshamel
next
Salcë Beshamel

29 Comments Hide Comments

Ju lutem mund te me thoni se c’fare eshte Pluhur pjekes sepse nuk e di ??????????? Me sa ta krahasoj ose me ke ngjet Pluhuri Pjekes???????????
Ju lutem mund te me ktheni pergjigje
Me respekt Sonila dhe Faleminderit per embelsirta tuaja.

Pluhuri pjekes eshte nje pluhur i cili ngjan per nga pamja me soden e bukes, por sherben per ti fryre embelsirat ne momentin qe ato piqen, pa qene nevoja te vijne paraprakisht.

Bravo mimo mbreteresh lume ai mashkull qe hane ose do te ushqehet me duart dhe mendjen tuaje krijuse

“Biskotat me arre kokosi” ishin shume te mira, por une doja te dija per nje perberes qe eshte shume i perdorur ne embelsira PLUHRI PJEKES, a mund te me tregoni se ku mund ta gjej?

Persh.. doja tju pergezoja per recetat dhe per faktin qe i pergj te gjitha pyetjeve tona.. pyetja ime eshte: pse komplimentava te amvisava nuk i ktheni asnjehere pergj? Klm edhe nje here keni pergezimet dhe falenderimet e mia per ndihmen dhe seriozitetin tuaj… flm…

@Anna, te jesh e sigurt qe ne i lexojme te gjitha komentet dhe komplimentet qe na behen ne faqen tone, por duam qe pergjigjet qe ne japim te fokusohen me shume ne pyetjet lidhur me kulinarine. Mgjth u jemi mirenjohes dhe i falenderojme te gjithe ata qe na komplimentojne pasi ne kete menyre na bejne te ecim perpara pavarsisht veshtiresive qe na dalin rruges.

Po patjeter e kam sh te qarte qe i lexoni te gjitha… edhe nje here une ju komplimentoj pasi jeni faqja me serioze qe kam hasur deri tn.. vazhdoni keshtu dhe mos e ndryshoni menyren e punes suaj eshte unike dhe e mbrekullueshme… jam e sigurt qe te gjithe jan ne nje mendje me mua.. pune te mbare ne vijim.. me sh perzemersi…

duhet ti hidhet pluhuri pjekes biskotave me arre kokosi sepse nuk eshte shkruar te receta.

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here