0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...per kekun
120g çokollatë e zezë
225g gjalp
4 vezë
150g sheqer
300g miell
1 pako sheqer vanilje
1 lugë çaji kanellë
1/4 lugë çaji xhinxher pluhur
1/4 lugë çaji karafil pluhur
një majë luge kardamom pluhur
3 lugë gjelle kakao
2 lugë çaji pluhur pjekës
50ml qumësht
...për glazurën:
150g çokollatë me qumësht
50ml krem pana për ëmbëlsira
për zbukurim marshmallou
Kek me çokollatë dhe erëza

Kek me çokollatë dhe erëza

Karakteristikat::
  • Vegjetariane

Përbërësit

  • ...per kekun

  • ...për glazurën:

Udhëzimet

Share

E keni parasysh aromen e kekut me çokollate (çokollate jo kakao!) qe mbush te gjitha shtepine kur piqet? Shtoni ketu edhe aromen e kanelles, karafilit, kardamomit dhe xhinxherit pluhur… Ky kek eshte nje shperthim shijesh ne goje, duke i shtuar ketu edhe butesin e marshmellou dhe embelsine e çokollates me qumesht per glazuren. Ja sa e thjeshte eshte receta:

Hapat

1
Kryer

Parangrohim furren ne 180°C. Lyejme formen e kekut me gjalp dhe miell.

2
Kryer

Shkrijme çokollaten e zeze me gjalp dhe e leme te ftohet.

3
Kryer

Rrahim vezet me sheqerin dhe vaniljen derisa te perftojme nje krem te bardhe voluminoz. Shtojme çokollaten e shkrire me gjalpin dhe vazhdojme rrahjen edhe per pak minuta.

4
Kryer

Perziejme miellin me erezat, kakaon dhe pluhurin pjekes duke ja shtuar me pas vezeve te rrahura me çokollaten dhe gjalpin. Se fundmi, shtojme edhe qumeshtin derisa te perftojme nje brume te lemuar dhe pa kokerriza.

5
Kryer

Hedhim brumin ne formen e kekut, e perhapim njetrajtesisht dhe e pjekim ne furre te parangrohur per 30-40 minuta duke bere gjithmone proven e shkopit per te pare nese eshte pjekur ne brendesi.

6
Kryer

Nxjerrim kekun nga forma, e leme te ftohet pak nderkohe qe pergatisim glazuren: presim holle çokollaten me qumesht dhe e shkrijme duke e perziere me panen. E leme te ftohet perpara se tja hedhim kekut siper dhe ta dekorojme me marshmellou te vogla.

Perpara se ta sherbejme kekun, e leme qe kuvertura te ftohet plotesisht dhe te ngrije.

Krepa me banane dhe Nutella
previous
Krepa me banane dhe Nutella
Krepa me banane dhe Nutella
previous
Krepa me banane dhe Nutella

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here