Arkiva Etiketash: Receta me pançetë

Supë Vjeneze me patate

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
supe vjeneze me patate

Nese nuk mund te shkon ne Vjene, silleni Vjenen ne kuzhinen tuaj duke pregatitur kete supe te ngrohte e cila mund te serviret edhe si pjate e pare, por edhe si pjate e vetme duke qene se permban perberes kalorik si pançeta, lengu i mishit, gjalp etj.

Perberesit

  • 400gr patate ne kubik te vegjel
  • 100gr mish i thate i tymosur (pançete) ne kubik te vegjel (disa e zevendesojne me salçiçe te tymosur)
  • 1 qepe te vogel te prere shume holle
  • pjesen e bardhe te nje preshi te prere shume holle
  • 100 gr perime: karrota dhe selino ne kubik te vegjel
  • 20gr kerpudha porçini te thata
  • 1l leng mish viçi
  • 1 luge plot miell
  • 2 luge plote gjalp
  • kripe
  • piper
  • disa gjethe manxurane
  • 2 gjethe dafine

Kaverdisim me gjalp ne zjarr te ulet pançeten dhe qepen derisa kjo e fundit te zbutet. I sperkasim me miell dhe shtojme lengun e mishit duke i perziere shume mire. Shtojme karrotat, selinone, kerpudhat e thata , i japim shije me kripe, piper, dafinen, manxurane dhe i leme te gatuhen per rreth 15 minuta.

Shtojme patatet dhe i leme derisa te zbuten plotesisht, per rreth 20 minuta te tjera.

E servirim te zbukuruar ne siperfaqe me disa gjethe te fresketa manxurane. E shoqerojme me feta buke te thekura dhe nje gote vere Austriake Grooner.

Foto nga: http://www.chefkoch.de

Advertisements

Kubik pule me pançetë dhe bizele

Copeza pule me bizele dhe panceteKete recete ma serviren ne nje dreke familjare dhe normalisht nuk mund te rrija pa e kerkuar menyren sesi pregatitej. Eshte fare e thjeshte dhe eshte gati ne vetem 20 minuta!
Kini parasysh qe nese receten e pregatisim me bizele te fresketa, ti ziejme paraprakisht ne uje me pak kripe per rreth 15 minuta.

Perberesit

  • 400gr gjoks pule i prere ne kubik dhe i kaluar ne miell
  • 200gr pançete ne kubik ose shirita
  • 400gr bizele te ngrira (ose te fresketa)
  • 1/2 gote vere te bardhe ne temperature ambjenti
  • pak leng perimesh i nxehte
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • gjalp
  • vaj ulliri
  • per zbukurim: gjethe sherebeli

Kaverdisim ne zjarr mesatar me pak gjalp dhe vaj ulliri copezat e pules derisa te marrin ngjyre nga te gjitha anet. I shuajme me veren e bardhe, ngreme zjarrin ne maksimum ne menyre qe te avulloje alkooli i veres, ulim zjarrin serisht dhe shtojme pançeten, bizelet, pak kripe, pak leng perimesh (ose uje), i vendosim kapakun dhe i gatuajme ne zjarr te ulet per 10-15 minuta.

E sherbejme ne pjate te zbukuruar me ndonje gjethe sherebele dhe te sperkatur me piper te zi te sapobluar.

*Per nje variant ndryshe: mund te shtojme edhe pak pana kuzhine per ta bere pjaten me kremoze.

Rolè derri klasike me patate

Rosto derri me patateRolèja e derrit me patate, eshte nje pjate e dyte klasike e cila serviret si ne raste festash, ashtu dhe kur keni miq per darke dhe doni te pregatisni diçka ndryshe nga e zakonshmja.
Perberesit

  • 1kg fileto derri
  • 100gr feta te holla pançete
  • 800gr patate
  • 2 dege rozmarine
  • pak sherebele
  • 1 qepe
  • 1 thelpi hudher
  • 200ml vere te bardhe
  • 100ml leng mishi (ose leng i pregatitur nga koncentrate viçi)
  • 4 luge vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Vendosim fetat e holla te pançetes njera pas tjetres duke i mbivendosur lehtesisht, vendosim siper tyre fileton e mishit te derrit, e sperkasim me pak kripe dhe piper dhe e rrotullojme rreth vetes duke formuar nje rolè. E lidhim rolène me spango kuzhine dhe e veme ne nje tave bashke me erezat (sherebelin dhe 1 dege rozmarine), 2 luge vaj ulliri, hudhren e prere holle dhe qepen ne feta te holla. Shtojme veren e bardhe dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 220°C per rreth 20 minuta. E mbulojme taven me leter alumini, ulim temperaturen e furres ne 180°C dhe e pjekim edhe per 1 ore tjeter duke shtuar pak leng mishi nese eshte e nevojshme.

Rreth gjysme ore perpara perfundimit te gatimit te rostos, shtrojme me leter furre nje tave pak me te vogel, dhe vendosim per tu pjekur patatet e qeruara dhe te prera ne kubik. I sperkasim me 2 luge vaj ulliri, pak kripe dhe degen e rozmarines per ti dhene arome.

Heqim patatet nga furra dhe i leme menjane. Heqim edhe letren e aluminit nga tava e rostos dhe e pjekim edhe per 10 minuta te tjera derisa te marre ngjyre te arte ne siperfaqe. E leme te pushoje roston per rreth 15 minuta perpara se ta presim ne feta dhe ta shoqerojme me patatet e furres.

Torta Kish Loren (Quiche Lorraine)

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Torta kish loren

Torta Kish Loren, eshte nje recete tipike tradicionale Franceze e njohur ne te gjthe boten per thjeshtesine e pregatitjes se saj, dhe per shijen karakteristike. Nese nuk ju pelqen pançeta, mund ta zevendesoni me proshute te pjekur, apo edhe me perime ne kubik.

Perberesit

…per brumin e shkrifet

  • 250gr miell 00
  • 125gr gjalp te ftohte nga frigoriferi
  • 1 veze
  • pak kripe

…per mbushjen

  • 200gr pançete ne kubik
  • 200ml pana per kuzhine
  • 4 veze
  • 30gr gjalp
  • 1 luge plote miell
  • pak arre moskate
  • kripe
  • piper

Pregatisim si fillim brumin e shkrifet duke vendosur miellin, pak kripe dhe gjalpin e sapo nxjerre nga frigorifere (pra akoma te ftohte), ne nje mikser per “t’i grire” te gjithe perberesit bashke derisa te copetohen imtesishte.

Masen e mesiperme e vendosim ne tavolinen e punes, hapim nje grope ne mes ne te cilen hedhim vezen,  dhe i bashkojme te gjitha shpejt derisa te perftojme nje brum kompakt dhe mjaftueshmerisht elastik. Formojme me brumin nje top te madh, e mbulojme me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifere per te pakten gjysme ore.

Pregatisim mbushjen duke kaverdisur ne gjalp pançeten e prere ne kubik derisa te marre ngjyre te arte.

Ne nje tas te madh, bashkojme vezet, panen per kuzhine dhe i japim shije kremit me pak kripe, piper dhe arre moskate.

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, e hapim me kujdes ne tavolinen e punes te veshur me leter furre dhe e shtrojme ne nje tave me diameter 24-26cm. E çpojme ne te gjithe siperfaqen e saj me dhembet e nje piruni dhe kthejme anet nga brenda. Shtojme mbi te pançeten e kaverdisur, me pas kremin me pana kuzhine dhe e nivelojme mire.

E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 30 minuta, e nxjerrim nga furra dhe e sherbejme te ngrohte apo ne temperature ambjenti te prere ne feta.

Club Sandwich

Club Sandwich, emri i plote i se cilit eshte ClubHouse Sandwich, eshte nje nga sanduiçet me te njohura dhe me te pelqyera edhe ne vendin tone. Ideal per tu servirur ne nje darke joformale mes miqsh, apo edhe per tu marre me vete ne ndonje piknik.

Perberesit

  • 12 feta buke per tost (pancarrè) (3/person)
  • 4 feta fileto te holla pule (1/person) ose 12 feta proshute pule/gjel deti (3/person)
  • 12 feta pançete (3/person)
  • 3 domate te medha
  • 8 gjethe sallate jeshile (2/person)
  • 150gr majoneze
  • 50gr gjalp ne temperature ambjenti
  • patate te skuqura si garniture (fakultative)

Presim domatet ne feta te holla dhe i leme ne nje ane. Lajme gjethet e sallates, i fshijme mire me letra kuzhine dhe i leme edhe keto ne nje ane. Vendosim per tu pjekur ne grile ose ne nje tigan pa yndyre fetat e pançetes derisa te rezultojne krokante. Te njejten gje bejme edhe me filetot e pules ose fetat e proshutes se pules.

I lyejme me pak gjalp fetat e bukes per tost dhe i vendosim ne paisjen e tostit per tu thekur per rreth 5 minuta, apo brenda ne furre te parangrohur ne 100°C per te njejten kohe; fetat e bukes duhet vetem te marrin ngjyre, dhe jo te thahen.

Pasi fetet e bukes jane pjekur, fillojme me pregatitjen e sanduiçit: lyejme me majoneze feten e pare te bukes, vendosim mbi te sallaten jeshile, fetat e proshutes ose filetos se pules dhe disa feta domate. E mbyllim shtresen e pare me nje fete tjeter buke te lyer me majoneze. Siper saj vendosim nje tjeter gjethe sallate jeshile, fetat e pancetes se pjekur dhe disa feta domate. E mbyllim se fundi club sandwich me nje fete tjeter buke duke ushtruar pak presion.

Me ndihmen e nje thike te mprehte, e ndajme ne 4 pjese te barabarta duke patur kujdes te mos dale mbushja. I vendosim ne nje pjate te ceket si ne figure, shoqeruar me patate te skuqura.

*Keshille: Club Sandwich-it mund ti shtojme edhe veze te ziera te prera ne feta, feta te holla djathi, pak ketchup apo disa pika tabasko.

Rizoto me çikore të kuqe dhe pançetë

Çikorja e kuqe eshte nje varietet i bimes se çikores e cila ka nje shije paksa te hidhur nese e hani te pagatuar. Por ne kete rizoto, shija e saj e hidhur do te zhduket krejtesisht dhe ajo qe do te mbetet do te jete nje kombinim fantastik midis saj dhe pançetes se tymosur.

Perberesit

  • 320gr oriz per rizoto (te tipit Carnaroli)
  • 1 qepe mesatare
  • 400gr çikore te kuqe
  • 100gr pançete te tymosur
  • 50gr gjalp
  • 1 gote vere te kuqe ne temperature ambjenti
  • leng perimesh te nxehte
  • kripe
  • piper

Ne nje tigan te madh, shkrijme gjalpin dhe kaverdisim ne te qepen e prere shume imet ose te kaluar ne mikser. Shtojme edhe pançeten e prere ne kubik te vegjel dhe i leme ne kete menyre derisa qepa te behet transparente dhe pançeta krokante.

Nderkohe, presim ne shirita te holle çikoren e kuqe dhe ia shtojme perberjes se mesiperme duke e gatuar per rreth 10 minuta ne zjarr te ulet. Shtojme edhe orizin per rizoto duke e lene te kaverdiset per disa minuta. E shuajme te gjithe perberjen me veren e kuqe, ngreme zjarrin ne menyre qe alkooli i veres te avulloje dhe ne momentin qe masa do te rezultoje e thate, shtojme nje garuzhde leng perimesh te nxehte (ne kete menyre nuk bllokohet gatimi). Vazhdojme keshtu derisa orizi te jete ziere plotesisht (nevojiten rreth 20 minuta) dhe jo detyrimisht lengu i perimeve te kete perfunduar.

Fikim zjarrin, e rregullojme rizoton me pak kripe e piper, pak gjalp dhe e mbulojme me kapak per rreth 10 minuta ne menyre qe te behet me i shkrifet. Sipas deshires mund ti shtojme edhe pak djath kackavall te grire.

E servirim rizoton me çikore te kuqe dhe pancete ne nje pjate te zbukuruar me nje gjethe te fresket çikore.

*Keshille: Pançeten e tymosur mund ta zevendesoni edhe me salçiçe te fresket te copetuar, apo ne fund rizotos ti shtoni nje luge pana kuzhine.

Rizoto me lakër të kuqe

Sot po iu propozojme nje pjate tipike dimerore: rizoto me laker te kuqe, e cila pervecse ka nje shije teper te vecante, eshte edhe shume terheqese per tu pare.
Perberesit

  • 400gr oriz per rizoto (tipi Carnaroli)
  • 2liter leng perimesh (ose leng te pregatitur me koncentrate perimesh)
  • 1 laker e kuqe e vogel
  • 200gr pançete te tymosur ose te embel
  • 100gr djath parmixhano te grire (ose djath tjeter kaçkavall)
  • 1 gote vere te kuqe
  • 2-3 luge gjalp
  • pak vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Pregatisim si fillim lengun e perimeve sipas recetes qe e gjeni ketu, ose me koncentrate te cilen e shkrijme ne uje te nxehte (1 koncentrate perimesh per 500ml uje) dhe e mbajme gjithmone ne vlim.

Ne nje tigan te madh, kaverdisim ne 1 luge gjalp qepen e grire ne mikser dhe lakren e kuqe te prere ne fije te holla derisa kjo e fundit te zbutet (qepa nuk duhet te marre ngjyre). Shtojme orizin dhe vazhdojme perzierjen edhe per 2-3 minuta te tjera duke e shuar te gjithe perberjen me vere te kuqe ne zjarr te fort. Kur vera te kete avulluar, shtojme 2-3 garuzhde leng perimesh, e perziejme dhe kur lengu te kete avulluar, shtojme 2-3 garuzhde te tjera duke vazhduar ne kete menyre derisa orizi te jete zbutur (rreth 20 minuta).

Ne nje tigan tjeter, kaverdisim ne pak vaj ulliri pançeten e prere ne kubik te vegjel derisa te marre ngjyre, e shuajme me pak vere te kuqe dhe e leme menjane per t’ia shtuar rizotos ne fund.

Kur rizoto te jete gati, e heqim nga zjarri, shtojme pjesen e mbetur te gjalpit, djathin parmixhano te grire, pançeten dhe i perziejme shume mire. E mbulojme me kapak dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta perpara se ta servirim.

Bërxolla derri me pançetë

Nese doni te gatuani berxollat e derrit jo ne menyren tradicionale (te skuqura apo te pjekura ne furre), mund te provoni kete pjate e cila fale pancetes dhe veres se bardhe merr nje shije te perkryer. Perberesit qe iu nevojiten jane te paket dhe gjenden ne pothuajse cdo familje… prandaj e vetmja gje qe vertete ju nevojitet eshte deshira dhe pak kohe ne dispozicion!
Perberesit per 4 persona

  • 4 berxolla derri
  • 100gr pancete te tymosur
  • 2-3 thelpinj hudhra
  • rozmarine ose sherebele
  • 1 gote vere te bardhe
  • vaj ulliri
  • kripe
  • piper

Ne nje tigan te madh skuqim me pak vaj ulliri ne zjarr te avashet thelpinjt e hudhres te shtypur derisa te leshojne aromen e tyre. I heqim nga vaji dhe shtojme panceten e prere ne rripa te holle ose ne kubik, sherebelen ose deget e rozmarines dhe berxollat e derrit. I rregullojme me pak kripe, me pak piper dhe i leme te skuqen nga te dyja anet derisa te marrin nje ngjyre te arte ne siperfaqe, shtojme nje gote vere te bardhe dhe vendosim kapakun duke i lene te gatuhen derisa vera te kete avulluar plotesisht. E servirim kete pjate te nxehte zbukuruar me ndonje dege rozmarine ose pak sherebel.

Brokoli dhe patate në furrë

Kjo pjate mund te konsumohet si pjate e vecante, apo si garniture per recetat me baze mishi te kuq.
Perberesit per 4 persona

  • 300gr brokoli
  • 250gr patate
  • 50gr panceta
  • 60gr gjalp
  • 40gr djath emental (ose djath tjeter qe shkrin)

Lajme, pastrojme dhe ziejme brokolit te cilat i leme ne nje ane. Presim ne disqe te medhenje patatet dhe i ziejme derisa te rezultojne te buta.

Lyejme me gjalp nje tave qelqi dhe alternojme brokolit dhe patatet, i shtojme siper panceten e prere ne kubik te vegjel dhe i sperkasim me djathin emental. I vendosim ne furre te parangrohur ne 200grade celcius per rreth 20 minuta duke i sherbyer shume te nxehta.