0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

400 gr mish i grirë viçi
200 gr mish i grirë derri ose pançetë
1 qepë e vogël
1 karrota e vogël
1 degë selino e vogël
1/2 gote verë e bardhë
1 lugë gjelle koncentratë domatesh
1 filxhan kafe qumësht
4 lugë gjelle vaj ulliri
kripë
piper i zi i sapobluar
Ragu bolonjeze (kimë me mish të grirë)

Ragu bolonjeze (kimë me mish të grirë)

Cuisine:

Raguja bolonjeze është një lloj salce me bazë mishi e traditës së Bolonjës e cila përdoret gjerësisht në pregatitjen e lazanjave apo makaronave të ndryshme.

  • 3.5 orë
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Këtë salcë unë e përdor për makarona, lazanjë apo kaneloni. Kam provuar mënyra të ndryshme, por kjo është receta që preferojmë të gjithë si familje.

(Visited 162 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Kavërdisim në vaj ulliri në zjarr të ulët qepën, karrotën dhe selinonë të prera shumë hollë, derisa të zbuten. Shtojmë mishin e grirë të viçit dhe të derrit (unë e zëvendësoj herë pas here me pançetë të tymosur, por mund ta bëni dhe vetëm me mish viçi). E lëme derisa kima të rezultojë e thatë, pra pa lëngjet që lëshon në fillim mishi, vetëm me yndyrën e vet.

2
Done

E shuajmë me 1/2 gote verë të bardhë dhe e lëmë derisa të avullojë alkooli. Shtojmë 1 lugë gjelle koncentrate domatesh, kripë, piper të zi dhe shtojmë ujë. Raguja duhet të ziejë për rreth 3 orë në zjarr të ulët, prandaj shtojmë nga një filxhan çaji herë pas here kur e shohim që shterron. Kur ragu-ja është gati, i shtojmë në fund një filxhan kafe qumësht. Kjo i jep kremozitet dhe e bënë shijen më të butë.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Supë me aroma orientale
next
Lazanja Bolonjeze (me mish të grirë)
previous
Supë me aroma orientale
next
Lazanja Bolonjeze (me mish të grirë)

9 Comments Hide Comments

Ana, panceta gjendet ne dy forma, e tymosur dhe e embel. Por e embel jo ne kuptimin e pare te fjales, por ne kuptimin e patymosur.

Ju Falenderoj shume ! Por dua tjy pyes : goten e qumeshtit, 30 gr salce domate, dhe vere e kuqe, ku i hidhet?

@Lediona, disa prej recetave tona i jane fshire dy paragrafet e fundit automatikisht, prandaj ke te drejte qe nuk e gjen. Gjithesesi e vura serisht receten e plote 😉

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here