0 0
Vezë të mbushura

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
4 vezë
100 gr djathë i bardhë
4 fileto cironka
1 spec i kuq i pjekur
3 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle majdanoz i freskët
kripë
piper i bardhë

Nutritional information

12 gr
Proteina
21 gr
Yndyrna
2 gr
Karbohidrate
244
Kalori për person

Vezë të mbushura

Features:
  • Pa gluten
Cuisine:

Vezët e mbushura, një antipastë shumë e shijshme dhe e lehtë për t’u gatuar, pregatiten kryesisht me djathin Feta dhe mund të ruhen në frigorifer për disa ditë. Të freskëta dhe shumëngjyrëshe, ato serviren në një pjatë e cila më parë është shtruar me sallata të ndryshme apo ullinj grek.

  • 10 Min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share
(Visited 36 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Vendosim për tu zierë vezët për rreth 7 minuta dhe më pas i kalojmë nën ujë të ftohtë për të përshpejtuar ftohjen e tyre. I heqim lëvozhgën, i presim në gjysmë, nxjerrim të verdhën e vezës dhe e thërrmojmë imët me duar. Presim djathin e bardhë në kubik të vegjël dhe të njëjtën gjë bëjmë edhe me specin e kuq, majdanozin dhe filetot e açuges.

2
Done

I vendosim në një enë të gjithë përbërësit duke i përzierë me kujdes dhe shtojmë vajin e ullirit, piperin e bardhë dhe pak kripë (duhet të kemi parasysh që përbërja është vetë e kripur për shkak të açugeve).Mbushim zgavrat e vezëve të ziera me masën e përftuar dhe i vendosim në frigorifer në një enë me kapak për të paktën një orë. Në momentin e servirjes i vendosim mbi një pjatë të cilën e kemi shtruar me sallata të ndryshme apo ullinj.

3
Done

*Këshillë:

Në vend të specave të kuq të pjekur, mund të përdorim ato turshi duke e bërë përbërjen pak të thartë. Në rast se përdorim specat nën vaj, duhet të kemi kujdes të zvogëlojmë sasinë e vajit të ullirit!

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Petulla të mbushura me djathë mocarela dhe domate
next
Tavë dhèu Tiranëse
previous
Petulla të mbushura me djathë mocarela dhe domate
next
Tavë dhèu Tiranëse

8 Comments Hide Comments

Keto jane me te vertete te shkelqyera, sa here qe kemi ndonje darke familjare i pregatis me shume kenaqesi 🙂

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here