0 0
Makarona me qofte të vogla

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
350 gr makarona të gjata (spaghetti, linguine etj)
djathë kaçkavall të grirë
...per qoftet e vogla:
500 gr mish i grirë viçi
1/2 qepë
2 bukë në feta
1 vezë
1 lugë çaji hudhër pluhur
kripë
piper i zi i sapobluar
...per salcen e makaronave:
400 gr salcë domatesh
1/2 qepë
1 dorë borzilok i freskët
vaj ulliri

Nutritional information

39 gr
Proteina
21 gr
Yndyrna
97 gr
Karbohidrate
732
Kalori për racion

Makarona me qofte të vogla

Cuisine:

Nuk besoj se ka ndonje qe nuk e ka pare filmin vizatimor Lili dhe Vagabondi, skenen kur te dy hane makarona me qofte te vogla nga e njejta pjate dhe aty dashurohen! Pikerisht nga kjo u nisa kur vendosa te gatuaj kete recete, dhe eshte nje nga menyrat me te mira per ti bere femijet te hane mishin.

  • 35 min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

  • ...per qoftet e vogla:

  • ...per salcen e makaronave:

Directions

Share

Receta eshte amerikane, edhe pse ka ardhur ne Amerike nga emigrantet italiane ne 1920 (dhe nuk kishte si te ndodhte ndryshe nese behet fjale per makaronat!)

(Visited 6 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Pregatisim qoftet:

Presim shume holle qepen dhe e bashkojme ne nje tas me mishin e grire, vezen dhe tulin e bukes te njomur ne qumesht dhe te shtrydhur fort. Shtojme hudhren pluhur, kripen, piperin dhe e leme masen te pushoje per minimumi gjysme ore ne frigorifer mbuluar me leter celofoni.
Pasi ka kaluar kjo kohe, me duar te lagura marrim pak nga brumi i qofteve dhe i japim forme te rrumbullaket me madhesi sa nje kokerr arre. I skuqim ne zjarr mesatar ne pak vaj ulliri derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet dhe i leme menjane.

2
Done

Pregatisim salcen e domateve:

Kaverdisim ne vaj ulliri qepen e grire holle derisa te zbutet, shtojme salcen e domateve, borzilokun dhe se fundi hedhim brenda qoftet me kujdes. I veme kapakun dhe i leme te gatuhen per 10-15 minuta ne zjarr te ulet.

3
Done

Ziejme makaronat ne uje me kripe derisa te rezultojne "al dente". Me pas i kullojme dhe i sperkasim me pak vaj ulliri ne menyre qe te mos ngjiten.

4
Done

Ne pjate, hedhim makaronat e bardhe dhe siper salcen me domate dhe qofte te vogla. I sperkasim me pak djathe kaçkavall te grire dhe i zbukurojme me gjethe borziloku.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Kek me çokollatë të zezë dhe arrë kokosi
next
Çikore e tiganisur me domate të thara
previous
Kek me çokollatë të zezë dhe arrë kokosi
next
Çikore e tiganisur me domate të thara

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here