0 0
Tavë me Schupfnudeln (njoki), proshutë pule, spinaq dhe pana

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg Schupfnudeln ose njoki patatesh
150 gr proshutë pule në kubik ose në shirita
250 ml krem pana për gatim
100 gr spinaq i freskët
50 gr djathë guda i grirë
8-10 kokrra domate të vogla
2 lugë gjelle gjalp
1 lugë gjelle bar qepe
kripë
arrë moskatë e grirë

Vlerat ushqyese të recetës

19 gr
Proteina
48 gr
Yndyrna
56 gr
Karbohidrate
715
Kalori për racion

Tavë me Schupfnudeln (njoki), proshutë pule, spinaq dhe pana

e thjeshtë dhe e shijshme

Një kombinim kremoz dhe i shijshëm i kremit pana, proshutës, spinaqit, domateve dhe... sigurisht njokit me patate!

Kuzhina::

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Schupfnudeln [shupfnudeln], një ushqim tipik i zonës se Alto Adige, por edhe të Austrisë e Gjermanisë së Jugut. Për nga përbërja janë të njëjtë me njokit italian, por ndryshojnë nga forma të cilën e kanë më stërgjatëse dhe me majë në të dyja anët. Në këtë recetë kam përdorur pikërisht Schupfnudeln, duke qënë se njokit vështirë se i gjej në Gjermani. Por shija nuk ndryshon, cilindo variant të përdorni!

Hapat

1
Kryer

Kavërdisim Schupfnudeln në gjalp në zjarrë mesatar derisa të marrin ngjyrë, nevojiten 3-4 minuta. Nëse përdorim njoki italian, i ziejmë fillimisht për kohën e treguar në konfeksion, i kullojmë e më pas i kavërdisim. I shtrojmë në tavë dhe i spërkasim lehtësisht me kripë dhe bar qepe.

2
Kryer

Në të njëjtin tigan, kavërdisim me shumë pak gjalp spinaqin (mund të ketë mbetur pak gjalp nga njokit), derisa ta ulë vëllimin e tij. I japim shije me kripë dhe pak arrë moskatë. Shtojmë spinaqin sipër njokit, bashkë me proshutën, domatet e vogla të ndara në dy pjesë dhe kremin pana. I përziejmë mirë të gjitha bashkë. E spërkasim tavën sipër me djathin e grirë dhe e pjekim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20 minuta.

Makarona Kaneloni me mish të grirë
previous
Makarona Kaneloni me mish të grirë
Djathë Camembert i pjekur
next
Djathë Camembert i pjekur
Makarona Kaneloni me mish të grirë
previous
Makarona Kaneloni me mish të grirë
Djathë Camembert i pjekur
next
Djathë Camembert i pjekur

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here