0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
...për brumin:
300 gr miell 00
20 gr maja birre e freskët ose 5 gr e thatë
1/2 gote ujë i ngrohtë
2 lugë gjelle vaj luledielli
kripë
...për mbushjen:
200 gr djathë mocarela
3 domate
2 lugë gjelle vaj ulliri
borzilok i freskët
kripë
piper i zi i sapobluar
...tjetër:
për skuqje vaj luledielli

Nutritional information

5 gr
Proteina
12 gr
Yndyrna
21 gr
Karbohidrate
161
Kalori për petull
Petulla të mbushura me djathë mocarela dhe domate

Petulla të mbushura me djathë mocarela dhe domate

Features:
  • Vegjetariane
Cuisine:

Të përhapura më shumë në Italinë qëndrore dhe jugore dhe me origjinë Puljeze, emri i tyre derivon nga fjala panza (bark), formën e së cilës marrin pasi janë skuqur.

  • 45 Min
  • Serves 12
  • Medium

Ingredients

  • ...për brumin:

  • ...për mbushjen:

  • ...tjetër:

Directions

Share

Këto petulla të mbushura, italiane për nga origjina (panceroti ose kalcone), janë faktikisht një lloj pice e mbyllur në vetvete në formën e gjysmë hënës. Pregatiten me brumin e zakonshem te pices dhe mbushja mund të jetë e kripur (djathë mocarela dhe domate, proshutë e pjekur dhe djathë, gjizë dhe proshutë e tymosur, sallam dhe djathë etj) apo e ëmbël (reçel, krem pastiçerie, nutela etj).

(Visited 82 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Pregatitja e brumit:

Hedhim miellin në një tas duke hapur një gropë në mes. Shtojmë pak kripë, vajin e lulediellit dhe majanë e birrës të tretur në ujin e ngrohtë. E punojmë brumin me dorë derisa të formohet një masë homogjene që mund të shkëputet nga duart. Me të formojmë një sferë të madhe të cilën do ta lëmë të vijë për rreth dy orë.

2
Done

Pregatitja e mbushjes:

I vendosim domatet për pak minuta në ujë të valuar në mënyrë që t'i hiqet lehtë lëkura. I qërojmë, i heqim farat e brendshme, i presim në copa të vogla dhe i gatuajmë për pak minuta në zjarr të fortë në një tigan pa vaj sa të avulloj uji i tepërt. I vendosim në një enë dhe i lëmë të ftohen. Pasi jane ftohur shtojmë djathin mocarela të prerë në kubik të vegjël, borzilokun, vajin e ullirit, pak kripë, pak piper dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

3
Done

Kur brumi të jetë fryrë e vendosim në tavolinën e punës dhe hapim një petë 4-5 mm të trashë nga e cila nxjerrim shumë disqe me diametër rreth 10 cm (me ndihmën e një gote). Vendosim sipër cdo disku një lugë të vogël nga mbushja e pregatitur dhe e palosim brumin duke formuar një gjysmë hëne. Shtypim anët me dhëmbët e një piruni apo me gishta në mënyrë që mbushja të mos dal jashtë.
I lëmë petullat përsëri të fryhen për rreth 1 orë e gjysmë dhe më pas i skuqim në vaj të nxehtë derisa të marrin ngjyrë të artë. I vendosim sipër një pjate në të cilën kemi shtruar letra kuzhine për ti thithur vajin e tepërt dhe i servirim të ngrohta.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Kërpudha në tigan
next
Vezë të mbushura
previous
Kërpudha në tigan
next
Vezë të mbushura

3 Comments Hide Comments

I kam henger keto kur kam qene ne itali tek tezja ime. Jane shume te shijshme. Faleminderit qe na e sollet receten

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here