Arkiva Etiketash: Receta për petulla

Blinis (petulla ruse)

BlinisBlinis, jane petulla te vogla dhe te buta me origjine ruse te cilat serviren ne formen e antipastes te shoqeruara me salce kosi dhe peshk te tymosur, per shembull salmon. Por mund ti servirni edhe te embla me nutella, krem cokollate etj.

Perberesit per rreth 15 blinis

  • 350gr miell te situr
  • 400ml qumesht i vaket (250ml+150ml)
  • 2 veze (te bardhat vec e te verdhat vec)
  • 12gr maja birre
  • pak kripe
  • gjalp per skuqje

Formojme nje brume te holle duke tretur majane e birres ne 250ml qumesht te vaket, shtojme 250gr miell dhe e leme perberjen te fermentohet per rreth dy ore ne temperature ambjenti.

Pasi te kaloj kjo kohe, shtojme pjesen e mbetur te miellit, te verdhat e vezeve, qumeshtine  mbetur (150ml) dhe pak kripe duke i bashkuar te gjitha shume derisa te formohet nje brume homogjen. Ne fund shtojme edhe te bardhat e vezeve te rrahura fort duke i bashkuar nga poshte lart ne menyre qe te mos bjere volumi. E leme te vije brumi edhe per gjysme ore tjeter.

Ne nje tigan te ceket hedhim pak gjalp dhe shtojme gjysme garuzhde brume ne mes te tiganit (madhesia duhet te dale sa e blinis ne foto, rreth 10cm diametri). I gatuajme nga njera ane, me pas nga ana tjeter, dhe ne fund i vendosim mbi letra kuzhine ne menyre qe te thithin vajin e tepert. I sherbejme te ngrohta ose ne temperature ambjenti.

Foto nga: http://www.measuringlife.co

Advertisements

Petulla karnavalesh (Castagnole)

Petulla karnavaleshKeto petulla, sebashku me Galanit, jane nje embelsire tipike qe gatuhen per Karnavale dhe pregatiten ne sasi te medha ne menyre qe te zgjasin gjate te gjithe periudhes. Nese preferoni, mund ti lyeni edhe me pak salce çokollate ne vend te sheqerit, apo mund ti mbushni brenda me krem pastiçerie, nutela etj.
Perberesit

  • 450gr miell 00
  • 3 veze
  • 150gr sheqer + 50gr per sperkatje
  • 75gr gjalp
  • 1 pako pluhur pjekes
  • 2 luge rum (ose nje flakon arome rumi)
  • pak kripe
  • vaj luledielli per skuqje

Ne nje tas, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet e plota me 150gr sheqer dhe nje maje luge kripe derisa te perftojme nje perberje te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Shkrijme ne mikrovale gjalpin dhe ja shtojme mases se mesiperme bashke me rumin, shtojme ne fund edhe miellin e situr dhe e bashkojme te gjithe brumin derisa te homogjenizohet.

Formojme nga brumi shume sfera te vogla me madhesine e nje geshtenje dhe i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim mbi nje leter thithese ne menyre qe te eleminojme vajin e tepert dhe i sperkasim me pak sheqer ne siperfaqe. I servirim te ngrohta ose te ftohta.

Petulla të ëmbla veneciane (Galani)

galani venecian

Galanit jane petulla te skuqura te embla tipike te zones se Verones e Venezias, te cilat gatuhen kryesisht me rastin e festes se Karnavaleve. Ato sherbehen ne te gjitha rajonet e Italise, por duke marre emra te ndryshem, gjithesesi shija eshte e njejte! Mund te pregatiten ne sasi te medha dhe te ruhen ne nje kuti alumini te mbyllur… keshtu do te zgjasin per te gjithe periudhen e Karnavaleve.

Perberesit

  • 500gr miell 00
  • 3 veze
  • 50gr sheqer
  • 1 pako te vogel pluhur pjekes
  • 3-4 luge raki
  • vaj luledielli per skuqje
  • 5-6 luge sheqer pluhur per sperkatje
  • pak kripe

Ne nje tas te madh perziejme miellin me sheqerin, pluhurin pjekes, pak kripe, vezet dhe rakine, e punojme brumin shume mire me dore derisa te perftojme nje mase homogjene dhe pak a shume te forte (shtojme akoma raki nese eshte e nevojshme).

E hapim brumin pak nga pak me ndihmen e nje okllaie duke perftuar shume pete te holla te cilat i presim ne drejtkendesha 12x6cm me nje rulon te dhembezuar, si ne figure.

Ne nje tigan te thelle nxehim vaj luledielli dhe i skuqim galanit nje nga nje per disa sekonda derisa te marrin ngjyre te arte nga te gjitha anet. Per te skuqur te gjithe Galanit do te mjaftonin rreth 20 minuta.

Pas skuqjes, i vendosim mbi nje leter thithese ne menyre qe te eleminojme vajin e tepert dhe vetem pasi te ftohen plotesisht i sperkasim me sheqer pluhur. 

Petulla me sheqer

(foto marre nga giallozafferano.com)

E kush prej nesh nuk i ka provuar te pakten nje here keto petulla me sheqer kaq te shijshme qe na i pregatiste gjyshja per mengjes… Jane fantastike me nje gote qumesht te ngrohte apo nje filxhan caj, dhe kane nje shije qe as femijet tane nuk mund ta humbasin. Tek e fundit te skuqurat nje here ne kaq kohe nuk bejne dhe aq keq apo jo?

Perberesit
  • 500gr miell
  • 250ml qumesht
  • 100gr gjalp
  • 50gr sheqer
  • 25gr maja birre
  • 1 bustine vanilje
  • lekuren e 1 limoni
  • esence limoni
  • pak kripe
Parapregatitje: Nxjerrim gjalpin nga frigoriferi dhe e leme te zbutet ne temperature ambjenti per te pakten 3 ore.

Shkrijme majane e birres ne qumeshtin e ngrohte dhe e perziejme me gishta derisa ne siperfaqe te formohet shkume. Nderkohe ne nje ene te thelle (ku do te punojme brumin) hedhim miellin, sheqerin, vaniljen, lekuren e limonit, esencen e limonit, pak kripe dhe qumeshtin e perziere me majane e birres. E punojme mire brumin me dore derisa te homogjenizohet, shtojme copat e gjalpit dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa minuta derisa te formohet nje mase e bute dhe elastike.

Petulla me maja birre

petulla me maja birre

(foto nga dulcisinfurno)
Perberesit

  • 500gr miell
  • 400gr uje te ngrohte
  • 1 luge te vogel maja birre
  • kripe

Ne nje tas te thelle hedhim ujin e vaket, kripen dhe majane e birres dhe i perziejme me dore ose me ndihmen e nje piruni. Shtojme miellin duke formuar nje brum  jo shume te forte. I hedhim siper nje shtrese shume te holle mielli, e mbulojme me nje pecete te lagur dhe e vendosim ne nje ambjent te ngrohte (ne temperaturen 25-30 grade). E leme ne kete menyre per rreth 1 ore-1 ore e gjysme, ose e kuptojme qe brumi eshte gati kur ai plasaritet ne siperfaqe, shkeputet nga anet e enes dhe  rrit vellimin e tij. E perziejme perseri brumin dhe e leme te fryhet serisht per 1 ore tjeter.

Petulla të mbushura me djathë mocarela dhe domate

Keto petulla te mbushura, italiane per nga origjina (panceroti ose kalcone), jane faktikisht nje lloj pice e mbyllur ne vetvete ne formen e gjysme henes. Te perhapura me shume ne Italine qendrore dhe jugore dhe me origjine Puljeze, emri i tyre derivon nga fjala panza (bark), formen e se ciles marrin pasi jane skuqur. Pregatiten me brumin e zakonshem te pices dhe mbushja mund te jete e kripur (djathe mocarela dhe domate, proshute e pjekur dhe djathe, gjize dhe proshute e tymosur, sallam dhe djathe etj) apo e embel (reçel, krem pastiçerie, nutela etj).

Perberesit per 12 petulla te mbushura

…per brumin

  • 300gr miell oo
  • 20gr maja birre e fresket
  • rreth gjysme gote uje i ngrohte
  • 2 luge vaj luledielli
  • pak kripe

…per mbushjen

  • 200gr djathe mocarela (apo çdo lloj djathi qe pelqeni, mjafton mos te jete shume i ujeshem)
  • 300gr domate te pjekura mire
  • 2 luge vaj ulliri
  • disa gjethe borzilok
  • kripe
  • piper i zi i sapobluar

Pregatitja e brumit: Hedhim miellin ne nje tas duke hapur nje grope ne mes. Shtojme pak kripe, vajin e lulediellit dhe majane e birres te tretur ne ujin e ngrohte. E punojme brumin me dore derisa te formohet nje mase homogjene dhe mund te shkeputet nga duart. Me te formojme nje sfere te madhe te cilen do ta leme te vije per rreth dy ore.

Pregatitja e mbushjes: I vendosim domatet per pak minuta ne uje te valuar ne menyre qe t’i hiqet lehte lekura. I qerojme, i heqim farat e brendshme, i presim ne copa te vogla dhe i gatuajme per pak minuta ne zjarr te forte ne nje tigan pa vaj sa te avulloj uji i tepert. I vendosim ne nje ene dhe i leme te ftohen. Pasi jane ftohur shtojme djathin mocarela te prere ne kubik te vegjel, borzilokun, vajin e ullirit, pak kripe, pak piper dhe i perziejme te gjitha bashke.

Kur brumi te jete fryre e vendosim ne tavolinen e punes dhe hapim nje pete 4-5 mm te trashe nga e cila nxjerrim shume disqe me diameter rreth 10 cm (me ndihmen e nje gote). Vendosim siper cdo disku nje luge te vogel nga mbushja e pregatitur dhe e palosim brumin duke formuar nje gjysme hene. Shtypim anet me dhembet e nje piruni apo me gishta ne menyre qe mbushja te mos dal jashte.

I leme petullat perseri te fryhen per rreth 1 ore e gjysme dhe me pas i skuqim ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim siper nje pjate ne te cilen kemi shtruar letra kuzhine per ti thithur vajin e tepert dhe i servirim te ngrohta.