0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për rreth 20 petulla
500 gr miell 00
400 ml ujë i ngrohtë
1 lugë çaji maja birre të thatë ose 1/2 kubi maja e freskët
1 lugë çaji kripë
për skuqje vaj luledielli

Vlerat ushqyese të recetës

3 gr
Proteina
5 gr
Yndyrna
19 gr
Karbohidrate
136
Kalori për petull
Petulla me maja birre

Petulla me maja birre

Kuzhina::

Këto janë petullat më të shijshme me maja që kam bërë ndonjëherë: krokante në sipërfaqe dhe të buta brenda. Për më tepër nuk thithin shumë vaj, dmth minimumin e mundshëm që mund ta reduktoni nëse i vendosni direkt pas skuqjes mbi një letër kuzhine.

  • 3.5 orë
  • Shërbehet per 6 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

  • ...për rreth 20 petulla

Udhëzimet

Share
(Visited 2,067 times, 5 visits today)

Hapat

1
Kryer

Tresim majanë e birrës në ujin e ngrohtë.

Hedhim miellin në një tas dhe shtojmë kripën duke e përzierë. Hapim një gropë në mes dhe shtojmë ujin me maja. E punojmë mirë brumin me dorë derisa të rezultojë homogjen, i butë dhe pak ngjitës në duar. E mbulojmë me një pecetë të pastër dhe e lëmë të vij derisa të dyfishoj vëllimin e tij (1-2 orë).

2
Kryer

E punojmë përsëri brumin me dorë për disa minuta dhe e lëmë sërisht te dyfishoj vëllimin, pra brumi duhet të vijë dy herë. Herën e dytë mos e "shfryni" brumin.

Marrim një tas me ujë dhe një lugë brenda tij. E zhysim lugën në ujë dhe marrim pak nga brumi. E hedhim në vajin e nxehtë duke i skuqur petullat nga të dyja anët. Këtë proçedurë mund ta bëjmë edhe me dorë, duke lagur duart me ujë dhe duke marr nga brumi pjesë pjesë. I shërbejmë të ngrohta të shoqëruara me çfarë të na dojë zemra: djathë të bardhë, reçel, mjaltë etj.

Qull me drithëra dhe fruta të thata
previous
Qull me drithëra dhe fruta të thata
Fileto peshku të kuq (ose Bas i kuq) në salcë spinaqi
next
Fileto peshku të kuq (ose Bas i kuq) në salcë spinaqi
Qull me drithëra dhe fruta të thata
previous
Qull me drithëra dhe fruta të thata
Fileto peshku të kuq (ose Bas i kuq) në salcë spinaqi
next
Fileto peshku të kuq (ose Bas i kuq) në salcë spinaqi

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here