0 0
Tortë e kripur me spinaq

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
Perberesit per nje tave me diameter 28cm
...per brumin:
300 gr miell 00
250 gr gjalp në temperaturë ambjenti
kripë
...per mbushjen:
500 gr spinaq i freskët
250 gr ricotta (gjizë kremoze pa kripë)
250 gr domate të vogla
100 gr djathë kaçkavall dele
50 gr djathë i grirë Gouda
50 gr ullinj pa bërthamë
1 qepë e vogël
3 vezë
3 thelpinjë hudhër
100 ml vaj ulliri
kripë
arrë moskatë e grirë

Nutritional information

17 gr
Proteina
39 gr
Yndyrna
34 gr
Karbohidrate
546
Kalori për racion

Tortë e kripur me spinaq

Nje torte e kripur per tu konsumuar e ngrohte, e sapodale nga furra apo edhe e ftohte diten tjeter. Shume e shijshme dhe e ushqyeshme, ideale per vaktin e drekes apo per tu shijuar ne nje piknik me miqte!

Features:
  • Vegjetariane

Ingredients

  • Perberesit per nje tave me diameter 28cm

  • ...per brumin:

  • ...per mbushjen:

Directions

Share

(Visited 61 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Bashkojme ne nje ene miellin e situr me kripen, shtojme gjalpin ne temperature ambjenti (te zbutur) dhe e punojme brumin shume mire me dore derisa te rezultoje i bute. E mbeshtjellim me leter transparente dhe e vendosim ne frigorifer per 30 minuta.

2
Done

Nderkohe pergatisim mbushjen: ne nje tigan qe nuk ngjit, kaverdisim ne vaj ulliri qepen, hudhren dhe spinaqin te grire holle. I vendosim kapakun dhe i leme te gatuhen ne zjarre te ulet, ne menyre qe te zbuten me avullin e tyre. E rregullojme  me kripe, piper te zi te sapobluar dhe arre moskate. Masa duhet te rezultoje pa leng, pra e thate, prandaj vazhdojme gatimin me kapak hapur derisa i gjithe uji i tepert te avulloje.

3
Done

Ne nje tjeter ene rrahim vezet me rikoten, shtojme spinaqin dhe ne kete moment kemi gati mbushjen e tortes.

4
Done

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, e heqim nga qesja transparente dhe e shtypim paksa me duar. I vendosim siper leter furre e cila do te na ndihmoje ta hapim me lehtesisht. E hapim brumin nga te gjitha anet duke formuar nje pete me trashesi rreth 1cm. E shtrojme ne taven ku do te gatuajme torten e kripur te cilen e kemi lyer paraprakisht me pak vaj ulliri. Hedhim siper mbushjen me spinaq dhe rikota dhe nivelojme me kujdes. E zbukurojme me domatet qershize te ndara pergjysme, ullinjte pa berthame, kubiket e djathit kaçkavall dhe djathin guda te grire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 45 minuta. E leme te ftohet per minimumi gjysme ore perpara se ta sherbejme te prere ne feta.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Kek me kafe dhe arra
next
Mish keci në furrë me patate
previous
Kek me kafe dhe arra
next
Mish keci në furrë me patate

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here