0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 filxhan çaji oriz për sushi
1 e 1/4 filxhan çaji ujë
2 lugë gjelle uthull orizi
1 lugë gjelle sheqer
1 lugë çaji kripë
...për California rolls:
100 gr surimi (tul gaforre)
1/4 kastravecë
1/4 avokado e pjekur
fara susami të pjekura
..për Philadelphia rolls:
100 gr salmon i tymosur
1/4 kastravecë
2 lugë gjelle krem djathi
fara susami të pjekura
...për Spicy tuna roll
100 gr peshk ton nën vaj/ujë
2 lugë gjelle majonezë
1 lugë çaji salcë pikante (Srirachi)
...për të gjithë llojet e sushit:
fletë algash
për servirje salcë soje
Sushi të bëra në shtëpi

Sushi të bëra në shtëpi

Cuisine:

Kushdo që e pëlqen kuzhinën aziatike, sigurisht që nuk mund të mos e adhurojë sushin! California Rolls, Spice Tuna dhe Philadelphia Roll, janë të preferuarat tona dhe ti gatuash në shtëpi është shumë më e thjeshtë sesa e keni menduar! Sigurisht që të kushton edhe më lirë sesa ti konsumosh në restorant!

  • 60 min
  • Serves 4
  • Hard

Ingredients

  • ...për California rolls:

  • ..për Philadelphia rolls:

  • ...për Spicy tuna roll

  • ...për të gjithë llojet e sushit:

Directions

Share
(Visited 219 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

E shpëlajmë orizin shumë mirë nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm derisa uji të rezultojë plotësisht i pastër. Në këtë mënyrë eleminojmë niseshten dhe kokrrat e orizit nuk ngjiten me njëra tjetrën.

2
Done

Vendosim në një tenxhere orizin e shpëlarë dhe ujin, dhe e gradojmë nxehtësinë në maksimum. Sapo të shohim bulëzat e para në sipërfaqe të ujit, e ulim zjarrin në minimum, vendosim kapakun dhe e mbështjellim mirë kapakun me një pecetë pambuku të pastër në mënyrë që ta izolojmë komplet. E lëmë orizin të thithi ujin për rreth 10 minuta. Orizi është gati kur janë formuar gropëzat klasike në sipërfaqe. Duhet të kemi kujdes që gjatë kësaj kohe mos ta përziejmë asnjëherë!

3
Done

Ndërkohë shkrijmë kripën dhe sheqerin në uthullën e orizit.

E hedhim orizin në një pjatancë ose pjatë të cekët dhe i japim shije me uthullën e orizit duke e përzierë mirë. E lëmë të ftohet pak, dhe vetëm kur orizi të jetë i vakët fillojmë me pregatitjen e sushit.

4
Done

parapregatitje:

Veshim tapetin e bambu-së ose të silikonit me qese celofoni përpara se të pregatisim sushin. Kjo do të bëj që ta përdorim disa herë dhe nuk do kemi nevojë që ta lajmë.

Njëkohësisht ndajmë fletët e algave në dy pjesë. Kështu do të përftojmë më shumë sushi, më të vegjël në madhësi dhe më të menaxhueshëm për tu ngrënë.

5
Done

California rolls (sushi Kalifornian):

Presim kastravecin në formë fije shkrepsesh ose alla Julienne. Presim në feta të holla avokadon dhe ndajmë përgjysmë surimin.

Në tapetin e bambusë vendosim një fletë alge dhe shtojmë një grusht oriz të cilin e përhapim mirë në të gjithë sipërfaqen. Përhapja duhet të bëhet me gishta të lagur, prandaj mbani GJITHMONE pranë vetes një tas të vogël me ujë dhe pak uthull orizi. Me një lëvizje shumë të shpejtë, e kthejmë algën nga ana tjetër, në mënyrë që orizi të jetë në kontakt me qesen e celofonit dhe alga sipër. Vendosim mbushjen në mes të algës, pra disa fije kastravec, avokado dhe surimi. Mos e mbushni shumë, ose sushi nuk do të rrotullohet dot dhe nuk do të "ngjitet". E rrotullojmë me kujdes sushin duke ushtruar pak presion në mënyrë që mbushja të jetë sa më shtrënguar në brendësi të algave, në rast të kundërt do kemi problem gjatë prerjes. Kur e kemi përfunduar rrotullimin, e spërkasim sipërfaqen bollshëm me susam të pjekur.

Me ndihmën e një thike të mprehtë, e ndajmë fillimisht sushin në dy pjesë, pastaj dy pjesët në katër duke i ndarë përgjysmë dhe katër pjesët në tetë. Me një algë do të formojmë 8 sushi. Mbani GJITHMONE pranë vetes një peshqir të lagur, dhe pas çdo prerje fshijeni tehun e thikës me peshqir.

6
Done

Spicy tuna rolls (sushi pikant me peshk ton):

Bashkojmë majonezën me salcën pikante dhe me peshkun ton të kulluar shumë mirë nga uji ose vaji. Rregullojeni sasinë e salcës pikante (Srirachi) në varësi sesa e toleroni shijen pikante.

Vendosim në tapetin e bambusë një fletë alge dhe shtojmë një grusht oriz duke e përhapur me gishta të lagur. Në mes vendosim mbushjen me peshk ton në mënyrë gjatësore dhe e rrotullojmë mirë sushin duke ushtruar pak presion. E ndajmë në 8 pjesë si më sipër duke e prerë me thikë të mprehtë.

7
Done

Philadelphia roll (sushi me krem djathi Philadelphia):

Veprojmë identik në të njëjtën mënyrë si për California rolls, vetëm ndryshojmë mbushjen, pra: salmon të tymosur, djathë Philadelphia dhe kastravec.

8
Done

Këshillë:

Përpara se të vendosim mbushjen në secilën prej 3 llojeve të makit të sugjeruar më sipër, mund ta lyejmë bazë me pak salcë pikante wasabi. Por kjo është gjithmonë në varësi të preferencës!

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Byrek me gjizë dhe vezë
next
Supë krem me rrepë lakër (Kohlrabi)
previous
Byrek me gjizë dhe vezë
next
Supë krem me rrepë lakër (Kohlrabi)

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here