0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 petë sfoljatë
2 patëllxhan
2-3 domate
2 vezë
250g djathë mocarela i grire
5-6 luge qumësht
kripë
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri
Petë sfoljatë me perime zgare

Petë sfoljatë me perime zgare

Nje recete qe realizohet me perberes shume te thjeshte. Peta sfoljate me perime zgare i pershtatet çdo rasti: nje darke me miqte, per tu marre me vete ne plazh, ne zyre apo ne piknik.

Karakteristikat::
  • Vegjetariane

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Peta sfoljate me perime zgare eshte nje recete verore, e lehte, shijen e se ciles mund ta ndryshoni si te doni duke shtuar perimet qe  preferoni me shume. Une mendoj se kombinimi i patellxhanit te pjekur me domatet eshte ideal dhe ka nje shije mjaft delikate. Mund ta sherbeni si nje vakt te plote duke e shoqeruar me nje sallate, apo ta merrni ne plazh/piknik te prere ne feta. Konsumohet shume mire edhe ne temperature ambjenti.

Hapat

1
Kryer

Lajme patellxhanet, i presim ne feta rreth 5mm te trasha, i sperkasim me kripe dhe i leme derisa ti dali hidhtesia, rreth 30 minuta. Sipas deshires mund edhe ti qeroni, une i preferoj te paqeruar.

I shplajme, i thajme me leter kuzhine dhe i pjekim ne zgare te lyer me pak vaj ulliri per 1-2 minuta nga secila ane.

2
Kryer

Lajme domatet, i presim ne feta te trasha (nga 1 domate mund te perftoni 3-4 feta) dhe i pjekim edhe keto per pak minuta ne zgare.

Ne nje ene bashkojme djathin mocarela te grire me vezet, pak qumesht, kripe, piper dhe vaj ulliri.

3
Kryer

Marrim nje tave te rrumbullaket me diameter rreth 24cm, e veshim me leter furre dhe mbi te shtrojme peten sfoljate. E çpojme siperfaqen e petes me dhembet e nje piruni, rreshtojme fetat e patellxhaneve te pjekur duke i mbivendosur lehtesisht mbi njera tjetren, rreshtojme fetat e domateve dhe hedhim perberjen me djathin mocarela.

Rreshtojme siper fetat e mbetura te patellxhaneve dhe te domate duke i alternuar sipas deshires.

4
Kryer

E pjekim taven ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 20 minuta apo derisa siperfaqja te kete marre ngjyre te arte.

E leme te ftohet per pak minuta perpara se ta presim ne feta dhe ta sherbejme.

Sultjash i pjekur
previous
Sultjash i pjekur
Ravioli me salcë specash dhe krem djathi
next
Ravioli me salcë specash dhe krem djathi
Sultjash i pjekur
previous
Sultjash i pjekur
Ravioli me salcë specash dhe krem djathi
next
Ravioli me salcë specash dhe krem djathi

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here