0 0
Kërpudha në tigan

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

800 gr kërpudha Champignon
2 thelpinjë hudhër
5 lugë gjelle vaj ulliri
2 lugë gjelle majdanoz i freskët
kripë
piper i zi i sapobluar

Nutritional information

5 gr
Proteina
17 gr
Yndyrna
9 gr
Karbohidrate
196
Kalori për racion

Kërpudha në tigan

Features:
  • Pa gluten
  • Pa laktozë
  • Vegjetariane

Për këtë recetë përdoren kërpudha të tipit Porcini, por në mungesë të tyre edhe Champignon janë mëse të pranueshme.

  • Medium

Ingredients

Directions

Share

Edhe sot, nën dilemën e ditës, zgjodha të gatuaj copeza pule te pjekura krokante me garniturë kërpudhash. Këto të fundit, përveçse i përshtaten shumë mirë stinës, shërbejnë edhe si shoqëruese për disa lloje pjatash sidomos ato me bazë mish viçi, qengji, derri apo edhe pule.

(Visited 86 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Me një lëvizje rrotulluese ndajmë kapelen e kërpudhave nga këmba, më pas me ndihmën e një thike me majë të mprehtë, pastrojmë këmbën nga dhèu që mund të ketë mbetur dhe të njëjtën gjë bëjmë me pjesën e sipërme dhe të poshtme të kapeles.Kalojmë një pecetë të lagur mbi sipërfaqen e kërpudhave dhe i presim në copa relativisht të mëdha.

2
Done

Në një tigan hedhim vajin e ullirit dhe hudhrat e shtypura, shtojmë kërpudhat dhe i gatuajm në zjarr të avashëm për jo më shumë se 10 minuta. Disa minuta përpara se ti heqim nga zjarri i rregullojmë me kripë, piper, majdanoz të grirë dhe i servirim të ngrohta.

3
Done

*Këshillë:

Kërpudhat nuk duhen larë kurrë nën ujë të rrjedhshëm, pasi në këtë mënyrë humbasin pjesën më të madhe të shijes dhe vlerave ushqyese. Por nqs ato janë vërtetë shumë të pista me dhè, i lajmë nën ujë të ftohtë sa më shpejt të jetë e mundur për pak sekonda dhe i fshijmë menjëherë.

Të drejtat e imazhit i përkasin: simplyrecipes.com

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Bizele me pançetë në tigan
next
Petulla të mbushura me djathë mocarela dhe domate
previous
Bizele me pançetë në tigan
next
Petulla të mbushura me djathë mocarela dhe domate

8 Comments Hide Comments

Eshte kenaqesi per mua.
E di cfare do desha une nga ju?????
Une vij nga nje familje me prejardhje came (im ate kishte lindur ne cameri),dhe do te me pelqente shume nese dikush do te mundte te na shruante ndonje recete te gatimeve came…
Ndofta ju duket kerkese e cuditshme,por per cudi asgjekundi nuk i gjej gatimet came…:(

Kerpurdha dhe champignon nuk jane e njejta gje? Kush eshte ndryshimi . Ketu i themi champignon te gjitha llojeve te kerpurdhave

Champignon eshte lloji me i shperndare i kerpudhave dhe me ekonomik. Variacionet jane nga me te ndryshme, psh porcini qe jane pak te shtrenjte por me vlera ushqimore te shkelqyera

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here