0 0
Speca me gjizë

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
1 kg speca
500 gr gjizë
4-5 thelpinjë hudhër
për skuqje vaj luledielli
majdanoz i freskët
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

16 gr
Proteina
31 gr
Yndyrna
17 gr
Karbohidrate
399
Kalori për racion

Speca me gjizë

shije shqiptare

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane
Kuzhina::
  • 30 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Një recetë shumë e thjeshtë, por në të njëjtën kohë tepër e shijshme për ne shqiptarët të cilët jemi rritur me këtë gatim. Unë kam skuqur specat më vete dhe gjizën me hudhra më vete. Sigurisht mund edhe ti bashkoni, varet nga preferencat e familjes suaj. Por në këtë mënyrë secili merr sa speca të dojë dhe sa gjizë të dojë.

(Visited 804 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Lajmë mirë specat, dhe pa i hequr farat dhe bishtin (të plota siç janë) i skuqim në vaj luledielli në zjarr mesatar nga të dyja anët. I lëmë mënjanë dhe i kriposim.

2
Kryer

Ulim zjarrin, dhe në të njëjtin tigan në yndyrën që ka mbetur kavërdisim hudhrat e grira shumë hollë për 1 minutë. Shtojmë gjizën, pak kripë dhe e përziejmë. Nëse gjiza është shumë e thatë, e hollojmë me pak qumësht. Shtojmë në fund edhe majdanozin e grirë hollë, apo çdo lloj erëze tjetër që preferoni.

3
Kryer

E shërbejmë duke vendosur në fillim në pjatë gjizën me hudhra dhe specat e skuqur sipër.

Smoothie me spinaq
previous
Smoothie me spinaq
Fritatë me oriz dhe bizele
next
Fritatë me oriz dhe bizele
Smoothie me spinaq
previous
Smoothie me spinaq
Fritatë me oriz dhe bizele
next
Fritatë me oriz dhe bizele

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here