0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
500 gr fileto viçi
300 gr boronica
2 lugë gjelle uthull balsamike
2 lugë gjelle sheqer
kripë
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri
Fileto viçi me salcë boronicash

Fileto viçi me salcë boronicash

Nje pjate tipike festive, e cila kombinon mrekullisht shijen delikate te filetos se viçit me ate te athet-pak te embel te boronicave.

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Pa laktozë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Fileto e viçit eshte nje nga pjeset me te buta, me te shijshme dhe me te shtrenjta te viçit. Dhe kjo jo pa arsye… Fileto perben vetem 2,5% te peshesh totale te viçit dhe peshon maksimalisht 3-4 kg. Ndersa butesia e saj i takon faktit qe eshte muskuli me pak i perdorur i te gjithe trupi.

Per kete arsye eshte shume e rendesishme te gatuhet aq sa duhet, 3 minuta nga secila ane per nje fileto pak te bere (al sangue), 5 minuta nga secila ane per nje fileto mesatarisht te bere (medium) dhe 7 minuta per nje fileto shume mire te bere (well done).

(Visited 71 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Vendosim fileton e viçit ne nje derrase ose ne tavolinen e punes. E sperkasim me kripe, piper, vaj ulliri dhe e masazhojme lehtesisht nga te gjitha anet.

E lidhim me nje spango guzhine, e cila nuk do te lejoje qe forma e filetos te prishet gjate gatimit.

2
Kryer

Nxehim shume mire nje tigan ne zjarr te forte dhe vendosim fileton e viçit duke e lene nga secila ane egzaktesisht 3 minuta te gatuhet. Ne kete menyre ne siperfaqe krijohet nje kore e cila nuk lejon qe lengjet e mishit te dalin jashte dhe mishi te thahet. Pra fileto gatuhet ne siperfaqe dhe qendron e bute ne brendesi.

Nje hap shume i rendesishem eshte qe pas gatimit, ta mbulojme fileton e viçit me leter alumini dhe ta leme te pushoje per rreth 5 minuta.

3
Kryer

Nderkohe qe mishi pushon pregatisim salcen e boronicave: hedhim boronicat ne tigan dhe i gatuajme ne zjarr mesatar per rreth 5 minuta duke i perziere here pas here.

Shtojme sheqer, uthullen balsamike, dhe vazhdojme perzierjen edhe per pak minuta.

4
Kryer

Nderkohe qe mishi ka pushuar, eleminojme letren e aluminit, heqim spangon e guzhines dhe e presim ne feta.

E sherbejme te shoqeruar me salcen e boronicave dhe sigurisht nje gote vere te kuqe.

Youtube Video

Biskota me miell bajamesh
previous
Biskota me miell bajamesh
Tortelini me pana dhe proshute
next
Tortelini me pana dhe proshutë
Biskota me miell bajamesh
previous
Biskota me miell bajamesh
Tortelini me pana dhe proshute
next
Tortelini me pana dhe proshutë

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here