Arkiva Etiketash: Receta me fileto viçi

Fileto viçi me pana dhe kërpudha

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Fileto viçi me pana dhe kerpudha1

Filetot e viçit te gatuara ne kete menyre jane aq te shijshme dhe te buta sa te shkrijne ne goje! Salca e kerpudhave i jep nje shije te pakrahasueshme, ndersa pana i jep te gjithe kremozitetin per te cilen kjo recete ka nevoje. Une kam perdorur kerpudha te tipit champignon (shempinjon), por mund te perdorni çdo lloj tjeter kerpudhash si porcini, pleurotus etj.
Shoqeruesja ideale e kesaj pjate do te ishte purèja me patate ose pilafi, ne menyre qe salcen e mishit tja hidhnim siper.

Perberesit

  • 8 feta te holla fileto viçi
  • 500gr kerpudha champignon, te pastruara dhe te prera ne feta
  • 200ml pana kuzhine
  • 2 luge gjalpe
  • 2 luge vaj ulliri ekstra te virgjer
  • miell
  • kripe
  • piper te zi te sapobluar
  • disa gjethe mente te fresketa

Fileto viçi me pana dhe kerpudha

Per pergatitjen e kesaj recete, filetot e viçit duhet te jene shume te holla. Prandaj nese eshte e nevojshme i vendosim midis dy letrave per furre dhe i rrahim me kujdes me çekiçin e mishit. I kalojme ne miell dhe i leme menjane.

Ne nje tigan qe nuk ngjit, shkrijme gjalpin, shtojme vajin e ullirit dhe kaverdisim filetot e viçit nga te dyja anet derisa te marrin ngjyre te arte. I rregullojme me kripe, shtojme kerpudhat ne feta dhe e ulim zjarrin ne minimum derisa kerpudhat te zbuten pak (me kapak mbyllur). Shtojme panen e kuzhines dhe vazhdojme gatimin ne zjarre te ulet derisa salca te trashet. Shtojme gjethet e mentes, piper te zi te sapobluar dhe i sherbejme filetot e viçit me pana dhe kerpudha te ngrohta.

Advertisements