0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
2 (rreth 500g) kungull i njomë
2 vezë
6 lugë gjelle miell 00
3 lugë gjelle kos
50g djathë i bardhë
1/2 pako pluhur pjekës
kopër e freskët
kripë
piper i zi i sapobluar
vaj ulliri

Vlerat ushqyese të recetës

3g
Proteina
2g
Yndyrna
5g
Karbohidrate
45
Kalori për petull
Petulla me kungull

Petulla me kungull

Karakteristikat::
  • Vegjetariane

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Petullat me kungull: nje super recete e thjeshte dhe e shijshme e cila kombinon ne menyre perfekte freskine e kungullit, me ate te kopres, kosit dhe djathit te bardhe. Sapo  e pashe te postuar tek mikesha ime Adeola, e pergatita direkt dhe si gjithmone rezultati nuk me zhgenjeu. Masave nuk i qendrova tamam besnike, mbase per faktin se sasia e miellit ndryshon nga lloji i te cilit perdorim, pra sa shume lageshtire mund te thithi ai.

Dhe e dini cila eshte qershia mbi torte e kesaj recete? Qe gatuhen vetem me nje pike vaj… po, po! Nje pike te vetme!

(Visited 81 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Grijme kungullin ne rende, shtojme pak kripe dhe e leme te pushoje per 10-15 minuta derisa ta leshoje komplet lengun.

2
Kryer

Rrahim vezet, shtojme kosin, miellin, pluhurin pjekes, djathin e therrmuar, pak piper te zi, kopren e grire holle dhe se fundi kungullin e shtrydhur shume mire me dore. I perziejme te gjitha bashke derisa te na formohet nje brume mesatarisht i trashe. Nese brumi del i holle, shtojme edhe pak miell, nese del pak i trashe, shtojme kos.

3
Kryer

Lyejme me shume pak vaj ulliri nje tigan qe nuk ngjit dhe me ndihmen e nje luge gjelle hedhim pak brume duke i dhene petullave madhesine e deshiruar. I skuqim/pjekim ne zjarr shume te ulet, rreth 10 minuta nga njera ane dhe 5 minuta nga ana tjeter.

Kujdes! Zjarri duhet te jete minimal: ne kete menyre petullat do te piqen edhe brenda dhe sdo mbesin te pagatuara.

4
Kryer

I sherbejme sipas deshires te ngrohta. Une i shoqerova me pak kos me kastravec te grire, kripe, vaj ulliri dhe koper.

Me keto permasa dalin 12-14 petulla.

Salmon furre në salcë kremoze
previous
Salmon furre në salcë kremoze
Sultjash i pjekur
next
Sultjash i pjekur
Salmon furre në salcë kremoze
previous
Salmon furre në salcë kremoze
Sultjash i pjekur
next
Sultjash i pjekur

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here