Përbërësit
-
...për makaronat e dorës:
-
400 gr miell semola
-
4 vezëmesatare
-
...për salcën:
-
250 gr pançetë e tymosur
-
2 spec i kuq
-
1 thelpi hudhër
-
3-4 gjethe sherebelë
-
2 degë trumëz
-
1 degë rozmarinë
-
4 lugë gjelle vaj ulliri
-
pak djathë kaçkavall të grirë
-
kripë
Udhëzimet
Përpara se të fillojmë pregatitjen e recetës është shumë e rëndësishme që vezët të jenë madhësia M dhe në temperaturë ambjenti.
Hapat
1
Kryer
|
Pregatisim makaronat:Hedhim miellin në tavolinën e punës ose në një tas të madh dhe i hapim një gropë në mes ku thyejmë të katërta vezët. I rrahim vezët me pirun (njëlloj sikur po rrahim vezët për omletë) dhe shtojmë pak nga pak miell duke e marrë nga anët derisa avash avash do na formohet një brumë homogjen. E punojmë brumin me dorë për të paktën 5-7 minuta (hapi më i rëndësishëm) në mënyrë që të aktivizohet gluteni i miellit. Mos u shqetësoni nëse brumi fillimisht është i fortë. Sa më shumë ta punojmë me dorë aq më shumë do të zbutet. Formojmë një sferë brumi, e mbështjellim me qese transparente dhe e lëmë të pushojë në temperature ambjenti për të paktën 30 minuta. |
2
Kryer
|
E ndajmë brumin në 3 pjesë të barbarta, marrim pjesën e parë (dy të tjerat të mbuluara me qese kuzhine që të mos thahen) dhe e hapim në tavolinën e lyer me pak miell në formë pak a shumë drejtkëndore. Përdorim sa më pak miell të mundemi për hapjen e petës së brumit. Sa më të hollë ta hapim petën, aq më të shijshme do të jenë makaronat (idealja do te ishte 0,5 mm). E palosim petën rreth vetes dhe me thikën e lyer me miell e presim me trashësi 7 mm. Me duar të lyera me pak miell, i çrrotullojmë makaronat. Të njëjtën gjë bëjmë edhe me pjesët e tjera të brumit. I vendosim makaronat në tavolinë të thahen për 20 minuta. |
3
Kryer
|
Pregatisim salcën:Ndërkohë pregatisim salcën: kavërdisim në pak vaj ulliri një thelpi hudhër të shtypur dhe erëzat e prera hollë. Shtojmë specat e kuq të prerë në shirita, i kriposim dhe i gatuajmë derisa të zbuten. Në një tjetër tigan skuqim pa yndyrë pançetën derisa të bëhet kërce. |
4
Kryer
|
Vendosim në zjarrë një tenxhere me ujë të bollshëm me kripë dhe pak vaj ulliri. Hedhim makaronat dhe i ziejmë për 3-4 minuta. Makaronat janë gati kur dalin në sipërfaqe. I kullojmë dhe i hedhim tek salca me speca të kuq duke i përzierë për pak minuta që të marrin shije. I servirim në pjatë me pançetën kërce në sipërfaqe dhe me pak djathë të grirë. |