0 0

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
250 gr oriz i zierë ose pilaf i mbetur
200 gr bizele
3 vezë
2 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë
kripë
piper i zi i sapobluar
majdanoz i freskët
pak vaj luledielli
...për mbushjen:
4 feta proshutë e pjekur
1 dorë djathë guda i grirë

Vlerat ushqyese të recetës

12 gr
Proteina
8 gr
Yndyrna
20 gr
Karbohidrate
198
Kalori për racion
Fritatë me oriz dhe bizele

Fritatë me oriz dhe bizele

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • 40 min
  • Shërbehet per 4 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

  • ...për mbushjen:

Udhëzimet

Share

Nëse keni oriz të zierë që ju ka mbetur nga gatimet e mëparëshme, ose pilaf, mos e hidhni! Duke i shtuar disa përbërës të tjerë, mund ta shndërroni në një vakt të plotë dhe shumë të shijshëm duke mos çuar dëm asgjë. Unë e kam mbushur me proshutë dhe djathë për më shumë shije, por mund edhe ta lini thjesht ashtu siç është. Provoni gjithashtu edhe Supë kremoze me oriz, vezë dhe kos

(Visited 309 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Rrahim në një tas vezët me pak kripë e piper. Shtojmë djathin kaçkavall, bizelet, majdanozin, orizin dhe e punojmë masën me dorë ( ose me lugë, por me dorë përziehen më mirë përbërësit dhe shkriftohet më lehtë pilafi). Nëse bizelet i kemi të gatshme, thjesht i kullojmë nga uji i konservimit. Nëse i kemi të freskëta ose të ngrira, i ziejmë në pak ujë me kripë për 5 minuta.

2
Kryer

Lyejmë një tigan me pak vaj, shtojmë gjysmën e masës duke e sheshuar mirë me lugë. Shtojmë djathin dhe proshutën dhe sipër pjesën tjetër të masës me oriz. I vendosim kapakun dhe e lëmë në zjarrë të ulët për 20 minuta. (nga 9 nivele nxehtësie të sobës, e çojmë tek 4). E kthejmë me kujdes nga ana tjetër me ndihmën e një pjatë dhe e gatuajmë për 15 minuta të tjera.

3
Kryer

Në fund e shërbejmë të prerë në feta. Shijon mrekullisht si e ngrohtë ashtu dhe e ftohtë!

Speca me gjizë
previous
Speca me gjizë
Speca me gjizë
next
Supë kremoze me oriz, vezë dhe kos
Speca me gjizë
previous
Speca me gjizë
Speca me gjizë
next
Supë kremoze me oriz, vezë dhe kos

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here