0 0
Akullore me lajthi

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
300 gr krem pana për ëmbëlsira
300 ml qumësht
3 e verdhë veze
100 gr sheqer kane (sheqer kaf)
100 gr lajthi të bluara
për zbukurim lajthi të plota të pjekura

Vlerat ushqyese të recetës

6 gr
Proteina
33 gr
Yndyrna
23 gr
Karbohidrate
402
Kalori për person

Akullore me lajthi

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane

Asnjehere nuk arrin ta provosh shijen e vertete te akullores artizanale, derisa e pergatit vete ne shtepi!

  • 15 min
  • Shërbehet per 6 pers.
  • E thjeshtë

Përbërësit

Udhëzimet

Share

Makina e akullores, ka qene nje nga dhuratat me te bukura qe me kane bere, te cilen e kam shfrytezuar ne maksimum 4 muaj te vitit, ose edhe me shume. Dhe akullorja me lajthi eshte nje nga te preferuarat tona. Nje shije klasike, e cila shkon mrekullisht me nje krem çokollate dhe kafe.

(Visited 186 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Ne nje tenxhere ngrohim qumeshtin, panen dhe sheqerin duke i perziejme mire derisa ky i fundit te shkrije plotesisht. Masa duhet vetem te nxehet, jo te vloje!

2
Kryer

Rrahim me ndihmen e nje mikseri dore te verdhat e vezeve derisa te behen si krem. Shtojme pak nga masa me qumesht dhe pana gjithmone duke i perziere me mikser; ne kete menyre do evitojme qe veza te pritet. Kremin me veze e hedhim ne tenxhere ku kemi pjesen tjeter te qumeshtit me pana, e vendosim ne zjarr mesatar dhe e gatuajme per rreth 10 minuta duke e perziere gjate gjithe kohes. Kjo sherben qe kremi te trashet dhe te eleminohet aroma e vezes. Ne fund, shtojme edhe miellin e lajthive, e perziejme mire dhe e leme menjane te ftohet ne temperature ambjenti mbuluar me qese kuzhine.

3
Kryer

E hedhim kremin ne makinen e akullores te cilen e kemi lene 12 ore ne akull (-18°C) apo edhe me shume. Per kete shikoni instruksionet e makines suaj te akullores duke qene se ndryshon nga modeli ne model. E perziejme per rreth 30 minuta, apo derisa akullorja te filloje te rrise vellimin dhe paleta qe rrotullohet brenda saj te kete veshtiresi ne rrotullim; ky eshte momenti kur akullorja eshte gati. E konsumojme menjehere ose e ruajme ne akull dhe e konsumojme brenda 1 muaji.

Ravioli të mbushur me gjizë dhe spinaq
previous
Ravioli të mbushur me gjizë dhe spinaq
Kinoa me lule kungulli
next
Kinoa me lule kungulli
Ravioli të mbushur me gjizë dhe spinaq
previous
Ravioli të mbushur me gjizë dhe spinaq
Kinoa me lule kungulli
next
Kinoa me lule kungulli

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here