0 0

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
500 gr miell 00
125 ml vaj ulliri
200 ml ujë
1 e 1/2 lugë kafe sodë buke
1 lugë kafe kripë

Nutritional information

9 gr
Proteina
22 gr
Yndyrna
65 gr
Karbohidrate
480
Kalori
Pite italiane (piadine)

Pite italiane (piadine)

Features:
  • Pa laktozë
  • Vegjetariane
Cuisine:

Piadina, një recetë tipike italiane (e zonës së Emilia-Romagna), është një lloj pite shumë e thjeshtë në pregatitje dhe mund të mbushet sipas dëshirës me djathë, proshutë, sallatë, perime të ndryshme etj.

  • 70 min
  • Serves 8
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Receta origjinale kërkon përdorimin e dhjamit të derrit, ose strutto ne italisht. Por mundet shumë mirë ta zëvendësoni me vaj ulliri. Me masat më poshtë, dalin 8 piadine me diametër rreth 18cm.

(Visited 120 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Në një tas të madh përziejmë miellin me sodën e bukës dhe kripën, shtojmë ujin, vajin e ullirit dhe e përziejmë mirë derisa të përftojmë një brumë homogjen, por të fortë. E punojmë brumin për rreth 5 minuta me dorë e mbështjellim me letër celofoni dhe e lëmë të pushojë 30 minuta.

2
Done

E ndajmë në 8 pjesë të barabarta, i japim formën e sferave duke i punuar pak me dorë dhe i lëmë të pushojnë për 30 minuta të tjera të mbuluara me letër celofoni.

3
Done

Lyejmë tavolinën e punës me pak miell dhe i hapim me okllai sferat e brumit sa diametri i tiganit ku do ti gatuajmë. E vendosim secilën pite për tu pjekur në tigan shumë të nxehtë pa yndyrë në zjarr mesatar duke e lënë 1-2 minuta nga secila anë. Veprojmë në të njëjtën mënyrë edhe me pitet e tjera. Në fund, i mbushim sipas dëshirës me proshutë, djathë apo krem djathi, perime etj, i palosim në dy pjesë dhe i servirim të ngrohta.

4
Done

Këshillë:

Nëse pitet nuk i konsumojmë në moment, i vendosim nëpër qeset e posaçme të akullit dhe i ngrijmë kur të jenë ftohur. Më pas, i lëmë të shkrihen plotësisht në temperaturë ambjenti, i mbushim sipas dëshirës, i palosim, dhe i vendosim në furrë të nxehtë për rreth 5 minuta.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Kadaif me arra
next
Sallatë ruse
previous
Kadaif me arra
next
Sallatë ruse

One Comment Hide Comments

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here