0 0
“Shportëza” domate me oriz

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Vlerat ushqyese të recetës

6 gr
Proteina
18 gr
Yndyrna
55 gr
Karbohidrate
402
Kalori për racion

“Shportëza” domate me oriz

Një antipastë tepër e thjeshtë për t’u pregatitur, sjell në ditët e festave ngjyrat në tavolinë përveç shijes së saj shumë të veçantë.

Karakteristikat::
  • Pa gluten
  • Vegjetariane

Përbërësit

Udhëzimet

Share
(Visited 92 times, 1 visits today)

Hapat

1
Kryer

Lajmë domatet, presim pjesën e sipërme të tyre të cilën do ta ruajm për t’ia vënë si kapele në një fazë të mëvonëshme, i heqim tulin e brendshëm, i kriposi dhe i kthejmë përmbys mbi një pjatë të shtruar me letra kuzhine derisa të kullojë i gjithë lëngu.

2
Kryer

Ziejmë orizin në ujë të kripur, e heqim nga zjarri në gjysmën e kohës që duhet për t’u zierë normalisht dhe e kalojmë nën ujë të ftohtë për të mos lejuar kokrrat të ngjiten njëra me tjetrën.
E vendosim orizin në një enë, e rregullojmë me vaj ulliri dhe e perziejmë; shtojmë majdanozin, borzilokun, menten dhe hudhrën e grirë hollë, pak rigon, piper dhe i përziejmë mirë të gjithë përbërësit. Mbushim me këtë masë domatet duke hedhur pak vaj ulliri në sipërfaqe dhe i vëme sipër kapelen e tyre të cilën e lamë mënjanë.

3
Kryer

I vendosim domatet në tavë të lyer me pak vaj dhe i pjekim në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 15 minuta. I servirim të ftohta.

Të drejtat e imazhit i përkasin: confoodential.it

Rolè proshute të shijshme
previous
Rolè proshute të shijshme
Rolè proshute të shijshme
next
Patate me rigon
Rolè proshute të shijshme
previous
Rolè proshute të shijshme
Rolè proshute të shijshme
next
Patate me rigon

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here