0 0
Rolè proshute të shijshme

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
8 feta proshutë e pjekur
200 gr krem djathi
1 dorë ullinj jeshil
1/2 domate
2 lugë gjelle qumësht
borzilok i freskët
kripë
piper i bardhë

Nutritional information

14 gr
Proteina
21 gr
Yndyrna
6 gr
Karbohidrate
262
Kalori për racion

Rolè proshute të shijshme

Features:
  • Pa gluten

Mjafton të merrni disa feta proshutë të pjekur, ti lyeni me djath kremoz (tipi filadelfia) dhe shtoni çfare të dëshironi: kërpudha, domate, ullinj, borzilok, majdanoz etj. Variantet janë të shumtë, zgjedhja iu takon ju!

  • 10 Min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Këto rolè, kaq të thjeshta për tu pregatitur dhe kaq të shijshme në të njëjtën kohë, janë të preferuara si nga të rriturit ashtu dhe nga fëmijët. Më poshtë po paraqesim një nga tipet më të përhapura të rolève, ato me ullinj dhe domate.

(Visited 28 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

I heqim bërthamën ullinjëve dhe i presim në copëza të vogla; presim në kubik të vegjël domatet dhe grijmë hollë borzilokun.

Në një enë punojmë djathin kremoz me qumështin, shtojmë pak kripë dhe piper derisa të përftojmë një krem i cili hapet shpejt mbi fetat e proshutës. Shtojmë ullinjtë, domatet, borzilokun dhe i përziejmë të gjitha bashkë.

2
Done

Me këtë masë lyejmë fetat e proshutës të cilat i rrotullojmë derisa të formohen rolèt që i fiksojmë me kunja dhëmbësh (si në figurë).
E servirim këtë antipastë në një pjatë të madhe të zbukuruar me gjethe sallate të freskët.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Tost në furrë
next
“Shportëza” domate me oriz
previous
Tost në furrë
next
“Shportëza” domate me oriz

One Comment Hide Comments

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here