0 0
Sallatë Çezar me pulë

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
1 tufë sallatë jeshile ose sallatë Iceberg
1 fileto pule
2 feta bukë
50 gr djathë Parmigiano Reggiano
2 lugë gjelle djathë i grirë Parmigiano Regiano
1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël
1/2 luge çaji hudhër pluhur
kripë
...për salcën Çezar:
2 lugë gjelle majonezë
2 lugë gjelle vaj ulliri
1 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji mustardë
1 lugë çaji salcë Worcestershire
1/2 luge çaji hudhër pluhur
piper i zi i sapobluar

Nutritional information

16 gr
Proteina
38 gr
Yndyrna
30 gr
Karbohidrate
530
Kalori për racion

Sallatë Çezar me pulë

Features:
  • Pa gluten
Cuisine:

Sallata Çezar është një sallatë shumë e famshme e krijuar nga shefi italian emigruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Cesare Cardini. Për këtë arsye këtu bashkohen shumë mirë shija italiane (djathi Parmigiano) dhe shija amerikane (salca Worcestershire).

  • 15 min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

  • ...për salcën Çezar:

Directions

Share
(Visited 465 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Lajmë shumë mirë sallatën jeshile nën ujë të ftohtë të rrjedhshëm dhe zgjedhim gjethet që janë më të freskëta duke eleminuar gjethet e para të tufës. E thajmë shumë mirë me tharësen e sallatës ose me letra kuzhine dhe e presim me duar në copa të mëdha.

2
Done

Presim bukën në kubik dhe e pjekim në furrë derisa të marrë ngjyrë të artë. Mund edhe ta skuqni në gjalp me pak hudhër, do të jetë akoma më e shijshme!

Fileton e pulës e presim në kubik dhe i japim shije me kripë, hudhër pluhur, spec të kuq të ëmbël dhe e skuqim për pak minuta në vaj ulliri nga të gjitha anët.

3
Done

Pregatisim salcën Çezar: në një kavanoz (ose tas të vogël) bashkojmë majonezën me mustardën, lëngun e limonit, vajin e ullirit, salcën Worcestershire, piperin, hudhrën pluhur dhe djathin e grirë. E mbyllim kavanozin dhe e tundim fort në mënyrë që të gjithë përbërësit të bashkohen. Salcën e hedhim mbi sallatën jeshile dhe e përziejmë mirë. E lëmë që sallata të marinohet për jo më shumë se 5 minuta. Pas kësaj, e zhvendosim në pjatë dhe shtojmë sipër copëzat e pulës, bukën dhe feta të holla djathi Parmigiano.

4
Done

Këshillë:

Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe feta pançete krokante, apo karkaleca të pjekur në zgarë.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
Shportëza pete sfoljatë të mbushura
next
Kek i butë me hurma (pa miell dhe pa gjalpë)
previous
Shportëza pete sfoljatë të mbushura
next
Kek i butë me hurma (pa miell dhe pa gjalpë)

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here