0 0
Patate me rigon

Share it on your social network:

Or you can just copy and share this url

Ingredients

Adjust Servings:
800 gr patate
2 domate
1/2 qepë
1 thelpi hudhër
6 lugë gjelle vaj ulliri
1 dorë djathë kaçkavall të grirë
kripë
rigon i thatë
piper i zi i sapobluar

Nutritional information

10 gr
Proteina
28 gr
Yndyrna
40 gr
Karbohidrate
442
Kalori për racion

Patate me rigon

Features:
  • Pa gluten
  • Vegjetariane

Patatet, të preferuara nga pothuajse të gjithë, mund të gatuhen në mënyra të ndryshme; nga të skuqura, të pjekura, të ziera deri në sallatë, në gjellë etj.

  • 40 Min
  • Serves 4
  • Easy

Ingredients

Directions

Share

Sot po iu propozojmë një mënyrë tjetër për të pregatitur një garniturë tepër të shijshme për vetëm 40 minuta. E këshillueshme për të shoqëruar çdo lloj mishi, megjithëse preferohet ai i derrit për shkak të rigonit që i shkon shumë këtij të fundit.

(Visited 97 times, 1 visits today)

Steps

1
Done

Qërojmë patatet, i lajmë mirë dhe i presim në copa mesatare duke i vënë në një tenxhere.

Shtojmë domatet e prera në copëza të vogla të cilave i kemi hequr farat, hudhrën dhe qepën të grira hollë, vajin e ullirit, e rregullojmë me kripë dhe piper te zi, shtojmë pak rigon dhe e vendosim të gjithë masën në zjarr të moderuar. I lëmë patatet të skuqen për disa minuta duke i përzierë herë pas here, më pas shtojmë nje gote ujë të nxehtë, vendosim kapakun dhe i lëmë në këtë mënyrë të gatuhen derisa të zbuten, por jo të shpërbëhen.

2
Done

Në momentin e fundit, i spërkasim me pak djath kaçkavall të grirë, i mbulojmë përsëri me kapak dhe i lëmë të pushojnë për disa çaste përpara se t'i servirim në tavolinë.

Kamela Vasa

Lindur ne vitin 2009, nga pasioni per kuzhinen dhe per recetat gjithnje e me te shumellojshme, kjo faqe synon te jete me prane atyre qe udhehiqen nga motoja: TE GATUASH ESHTE NJE KENAQESI!

previous
“Shportëza” domate me oriz
next
Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi
previous
“Shportëza” domate me oriz
next
Sallatë me lulelakër, ullinj dhe kaperi

3 Comments Hide Comments

epo mos te dish rigonin:)nejse,mbase je e vogel po pyet njehere rreth e rrotull,se do te ta tregojne…eshte nje erez qe perdoret shume shpesh.Ne anglisht eshte oregano,dhe ne italisht origano,por sdo ishte mire ta dije ne gjuhe te huaj e mos ta dish ne shqip:)

Add Your Comment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here