Arkiva Etiketash: Receta me qumësht

Salcë beshamelë e lehtë (pa gjalp)

  • Racione: 4 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
Beshamele e lehte

Salca beshamele eshte nje nga recetat baze me te perdorshme ne kuzhine, por ka nje problem te vogel per ata qe nuk duan te shendoshen: permban gjalp, i cili sigurisht e ben shume te shijshme, por nuk eshte dietik! Me poshte po ju paraqesim versionin pa gjalp… ne kete menyre do keni mundesi ta shijoni ne shume pjata: lazanja, makarona ne furre, musaka, pastiço etj, pa hequr dore nga shija!

Perberesit

  • 500ml qumesht me pak yndyre
  • 4 luge rrafsh miell
  • 2 luge plot djath kaçkavall te grire
  • pak arre moskate te grire
  • pak kripe

Perziejme me delikatese miellin me qumeshtin e ftohte ne menyre qe te mos mbesin kokerriza. E vendosim tenxheren ne zjarr te ulet dhe duke e perziere here pas here e gatuajme per 15 minuta, apo derisa salca te arrije trashesine e deshiruar.

Ne fund i japim shije me kripe, arre moskate te grire dhe djathin kaçkavall.

*Keshille: Ne vend te qumeshtit te lopes, mund te perdorni edhe qumesht soje apo orizi.

Foto nga: http://www.clementinecuisine.net

Advertisements

Krem brulè me vanilje dhe salcë luleshtrydhe

  • Racione: 6-8 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype
1111111

Kremi brulè eshte vleresuar gjithmone si nje recete e thjeshte, por e rafinuar. Ne momentin qe e shoqerojme me salcen e luleshtrydheve, shnderrohet ne nje delikatese tipike verore!

Perberesit

…per kremin brulè

  • 7 te verdha vezesh
  • 250ml qumesht me yndyre te plote
    750ml krem pana per embelsira
  • 100gr sheqer te bardhe
  • 1 pako te vogel vanilje
  • 50gr sheqer kane (ngjyre kafe)

…per salcen me luleshtrydhe

  • 250gr luleshtrydhe te fresketa
  • 1 luge te vogel niseshte
Pregatisim kremin brulè duke rrahur ne nje ene te verdhat e vezeve me sheqerin dhe vaniljen derisa te perftojme nje mase te fryre dhe me ngjyre te hapur. Shtojme qumeshtin, kremin pana dhe vazhdojme rrahjen edhe per disa sekonda.
E hedhim kremin e perftuar neper forma qeramike te cilat i vendosim ne nje tave te thelle. Kremin do ta gatuajme ne banjomari, prandaj veprojme ne kete menyre: e mbushim taven me uje derisa uji te arrije gjysmen e lartesise se formes dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 250°C per rreth 1 ore. Ne raste se shohim se uji po vlon, shtojme 3-4 kuba akull.
E nxjerrim taven nga furra dhe e leme kremin te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti brenda ne uje. Me pas, i fusim format ne frigorifer per te pakten 2 ore.
Reduktojme ne purè luleshtrydhet me ndihmen e nje mikseri elektrik, e sitim purène ne menyre qe te eleminojme farat dhe lengun e perftuar e vendosim ne zjarr me 1 luge te vogel niseshte derisa ti japim trashesine e deshiruar.
Ne momentin e servirjes, e sperkasim kremin brulè me sheqerin kaf te cilin e karamelizojme me paisjen perkatese ose i vendosim format per pak minuta ne pjesen e siperme te furres shume te nxehte.
E sherbejme te shoqeruar me salcen e luleshtrydheve.

Bonet

  • Racione: 6 persona
  • Vështirësi: e thjeshtë
  • Shtype

Receta e meposhtme eshte nje embelsire tipike Piemontese, por e perdorur gjeresisht edhe ne vende te tjera te Europes per shkak te shijes se veçante dhe perberjes se saj kremoze. Emri i saj derivon nga forma ne te cilen gatuhej e cila quhej “bonet ed cuisin”, ose ndryshe “kapelja e kuzhinierit”, kjo duke u bazuar ne fjalorin piemonetes-italian te vitit 1859. Egziston edhe nje tjeter version i prejardhjes se fjales, e cila shpjegon se kjo embelsire ka pikerisht kete emer per shkak se sherbehej ne fund te vaktit, ashtu si kapelja vendoset ne momentin e fundit kur dalim nga shtepia! Ju besoni cilen te doni, e rendesishme eshte qe shija dhe aroma e kesaj embelsire do ti lere gojehapur te gjithe!

Perberesit

  • 500ml qumesht
  • 50gr amareta
  • 40gr kakao pluhur
  • 1 gote te vogel kafe te ftohte
  • 1 gote te vogel amaretto ose rum
  • 4 veze
  • 120gr sheqer
  • disa amareta te plota per zbukurim

…per karamelin

  • 200gr sheqer
  • 4-5 luge uje

Pregatisim si fillim karamelin duke vendosur ne nje tenxhere sheqerin me 4-5 luge uje derisa te shkrihet (pa e perziere asnjehere) dhe te kete marre ngjyren tipike te karamelit. E hedhim ne nje forme te rrumbullaket me diameter rreth 18cm duke e rrotulluar ne menyre qe e gjithe forma te vishet me karamel. E leme te ngurtesohet nderkohe qe pregatisim perberjen per Bonet.

Ne nje ene hedhim vezet, shtojme sheqerin dhe i rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik derisa te formojme nje perberje te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Ne mikser, grijme amaretat derisa ti reduktojme ne pluhur, shtojme kakaon dhe i perziejme me luge. Ia shtojme kete perberje mases se mesiperme me veze dhe sheqer duke i perziere mire me mikser, shtojme amaretton, kafen dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa momente te tjera.

Vendosim per tu ngrohur qumeshtin i cili nuk duhet te arrije piken e vlimit, por duhet te jete i vaket. Ia shtojme pak nga pak perberjes se mesiperme gjithmone duke e perziere derisa te formohet nje krem homogjen. E hedhim te gjithe masen ne formen qe lyem ne fillim me karamel.

Parangrohim furren ne 180°C, vendosim brenda nje tave pak me te madhe se forma jone te cilen e mbushim 1/3 me uje, vendosim formen siper dhe e pjekim per 45-50 minuta derisa perberja te mpikset. (ky eshte gatimi ne banjomari)

Pas pjekjes, e leme te ftohet per disa çaste dhe e nxjerrim nga forma mbi nje pjate te ceket.  E zbukurojme me amareta te plota dhe e sherbejme te prere ne feta.

Krem karamel me mollë

Krem karamel me molle Kremi karamel me molle, eshte nje embelsire shume e veçante e cila shoqeron me se miri si menute me baze mishi, ashtu dhe ato me baze peshku.

Perberesit per 6 persona

  • 500ml qumesht me yndyre te plote 3.5%
  • 250gr sheqer
  • 2 veze te plota + 3 te verdha
  • 1 molle e verdhe e tipit Golden
  • 10gr gjalp
  • 4-5 luge vere te bardhe
  • 1 pako te vogel vanilje

Qerojme mollen, e presim ne kubik te vegjel me madhesi rreth 1cm dhe e kaverdisim ne tiganin ku kemi shkrire gjalpin. E lagim me veren e bardhe, me 2 luge sheqer dhe e gatuajme per rreth 2 minuta ne zjarr te larte duke e perziere shpesh derisa i gjithe lengu qe leshon molla te kete avulluar.

Ne nje tenxhere, vendosim te ngrohen qumeshtin me vaniljen, por pa arritur piken e vlimit.

Ne nje ene te madhe, rrahim me ndihmen e nje mikseri elektrik vezet (e plota dhe te verdhat) bashke me gjysmen e sheqerit derisa perberja e perftuar te fryhet dhe te marre ngjyre te hapur. Shtojme dalengadale qumeshtin e ngrohte me vaniljen duke  e perziere shpesh derisa te perftojme nje perberje homogjene. Ne kete moment, shtojme edhe mollet e karamelizuara dhe e perziejme.

Ne nje tigan, vendosim sheqerin e mbetur me dy luge uje te cilat i perziejme shpesh derisa te formohet nje karamel pa kokerriza. E hedhim ne nje forme gjatesore ose rrethore (psh formen per plumcake ose nje forme te rrumbullaket) duke lyer te gjitha anet e formes me karamelin. Shtojme ne forme edhe perberjen me molle te karamelizuara dhe e pjekim krem karamelin ne furre te parangrohur ne 160°C ne banjomari (pra, te vendosu brenda ne nje tave tjeter me uje) per 50-60 minuta derisa te jete mpiksur. E leme te ftohet plotesisht, e nxjerrim nga forma dhe e sherbejme te prere ne feta.

Akullore me Nutella

Akullore-me-nutellaAkullorja me Nutella eshte absolutisht nje nga me te mirat per te gjithe ata qe adhurojne shijen e çokollates bashkuar me ate te lajthise. Provoni ta servirni ne nje kaush ku fundin e keni mbushur me pak Nutella te shkrire, ose ti shtoni copeza lajthie siper!

Perberesit per rreth 700gr akullore

  • 450ml qumesht te plote (me 3.5% yndyre)
  • 200ml pana per embelsira
  • 350gr Nutella
  • 70gr sheqer
  • 50gr mjalte
  • 1 luge plot niseshte misri ose patatesh

Vendosim nje tenxhere ne zjarr ne te cilen shtojme qumeshtin, niseshten, sheqerin dhe Nutellen duke i perziere mire. Sapo te arrije piken e vlimit dhe perberja te trashet paksa, fikim zjarrin dhe e leme ne temperature ambjenti. Shtojme ne fund edhe mjaltin duke e perziere mire dhe e leme te gjithe masen te ftohet perpara se ta fusim ne akull.

Ne nje tas te madh, rrahim me ndihmen e nje mikser elektrik panen per embelsira, dhe kur kjo te jete plotesisht e qendrueshme, ia shtojme perberjes se mesiperme tashme te ftohur duke e perziere me kujdes nga poshte lart ne menyre qe perberja te mos humbi volumin. E vendosim akulloren ne akull derisa te ngrije plotesisht per 6-8  ore.

Kremi Katalan

Receta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje embelsire tipike spanjolle, dhe me egzaktesisht e rajonit te Katalonjes.

Perberesit

  • 1l qumesht
  • 150gr sheqer
  • 50gr sheqer integral (ngjyre kafe)
  • 8 te verdha vezesh
  • 20gr miell
  • 1 cope kanelle
  • lekuren e 1 limoni

Hedhim qumeshtin ne nje tenxhere bashke me lekuren e limonit dhe copen e kanelles duke lene nje gote menjane. E çojme drejt vlimit dhe sapo te marre vale, fikim zjarrin. E leme te pushoje per disa minuta me kapak te mbyllur nderkohe qe ne nje tas rrahim me ndihem e nje mikseri te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te perftojme nje mase te fryre dhe me ngjyre te hapur.

Eleminojme lekuren e limonit dhe kanellen nga qumeshti dhe shtojme pak nga pak kremin e vezeve me sheqerin duke e perziere mire. Se fundi, shtojme edhe goten e qumeshtit te ftohte (qe kishim hequr menjane) ne te cilen kemi tretur miellin.

E vendosim te gjithe perberjen ne zjarr te ulet duke e perziere gjate te gjithe kohes derisa kremi te trashet. E ndajme neper 6 tasa te cilat mund te futen edhe ne furre (porcelani) dhe e leme ne temperature ambjenti derisa te ftohen plotesisht. Pas kesaj, i vendosim ne frigorifer per rreth 2 ore.

Ne momentin e servirjes, i sperkasim me pak sheqer integral dhe i vendosim ne  pjesen e siperme te furres me nxehtesi maksimale derisa sheqeri te karamelizohet. Ky eshte momenti me delikat, pasi kremi duhet te mbetet i ftohte brenda. Per kete arsye, i vendosim tasat e porcelanit brenda nje tave qelqi me uje te akullt dhe vazhdojme me proçeduren si me siper.

Akullore e bërë në shtëpi me luleshtrydhe

Me afrimin e diteve te nxehta te veres, edhe deshira per akullore shtohet ndjeshem. Prandaj, pse te mos pregatisim nje akullore shtepie me perberes te thjeshte dhe te shijshem? Mund ta konsumoni ne cfaredo momenti: per mengjes, bashke me dritherat tuaja te preferuar, pas nje vakti te plote apo t’ia shtoni frutave te fresketa.

Perberesit

  • 300gr luleshtrydhe + per dekorim
  • 300ml qumesht i plote (me perqindje te larte yndyre)
  • 200ml pana per embelsira
  • 100gr sheqer
  • lengun e 1/2 limoni

Parapregatitje: Perpara se te fillojme pregatitjen e recetes, vendosim panen per embelsira ne frigorifer per te pakten 2 ore. Vendosim gjithashtu edhe nje tave qelqi ne akull e cila do te na nevojitet ne nje faze te mevonshme.

Lajme mire luleshtrydhet, i thajme dhe i grijme ne mikser elektrik bashke me lengun e limonit. Shtojme pak nga pak qumeshtin dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda derisa e gjithe masa te reduktohet ne purè.

Ne nje ene te thelle rrahim panen e ftohte bashke me sheqerin, nese pana eshte e pasheqerosur, ose rrahim thjesht panen duke eleminuar sheqerin, nese ajo eshte e sheqerosur. I shtojme edhe purène e luleshtrydheve duke e perziere me kujdes me levizje rrethore te ngadalta ne menyre qe pana te mos bjere.

E hedhim perberjen ne taven qe kemi vendosur ne akull dhe e leme te ngrije per rreth 30-40 minuta. Pas kesaj kohe e nxjerrim nga akulli dhe e perziejme me ndihmen e nje luge ose teli vezesh ne menyre qe te coptojme kristalet e akullit qe formohen. E perserisim kete procedure 5-6 here (dmth per rreth 3 ore rresht) dhe pas kesaj kohe akullorja jone me luleshtrydhe eshte gati. E vendosim ne nje tas me kapak ne te cilin do ta ruajme ne akull dhe e konsumojme shoqeruar me ndonje luleshtrydhe te fresket apo pana te rrahur ne siperfaqe.

Puding me vanilje

Pudingu me vanilje eshte nje nga embelsirat klasike me luge me te njohura dhe me te lehta sidomos ne stinen e nxehte te veres qe po afron. Pse te blejme pudingun e konfeksionuar qe permban konservante apo ngjyrues, kur ne fare pak kohe mund te pregatisim nje embelsire te shendetshme per te gjithe familjen tone?
Perberesit per 4 persona

  • 350ml qumesht me shume yndyre
  • 200ml pana te lengshme per embelsira pa sheqer
  • 4 te verdha vezesh te fresketa
  • 100gr sheqer
  • 9gr xhelatine pjeshke
  • 1 bustine vanilje

Per pregatitjen e pudingut me vanilje, fillimisht vendosim fletet e xhelatines se pjeshkes te zbuten ne nje ene te vogel me uje te ftohte per rreth 15 minuta.

Nderkohe ne nje tenxhere te vendosur ne zjarr mesatar, hedhim qumeshtin dhe panen e lengshme, shtojme vaniljen pluhur dhe e leme derisa e gjithe masa te nxehet, por te mos arrije piken e vlimit. E heqim nga zjarri dhe shtojme xhelatinen e shtrydhur mire duke e perziejme me luge druri derisa kjo e fundit te kete shkrire plotesisht.

Ne nje ene te thelle rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin, dhe gjithmone duke e perziere shtojme dalengadale masen me pana dhe qumesht. E hedhim perberjen e perftuar ne nje stampe te madhe per puding, apo ne kater stampa te vogla dhe e leme te ftohet ne frigorifer per te pakten 4 ore perpara se ta konsumojme.

Ne momentin e servirjes se pudingut, e vendosim stampen per pak minuta ne uje te nxehte ne menyre qe te shkeputet sa me lehte nga anet, dhe e permbysim ne nje pjatance. E sherbejme te prere ne feta dhe te shoqeruar me pak pana te rrahur apo me fruta te fresketa.

Frape me banane

Frapeja me banane eshte nje pije shume freskuese dhe delikate, teper e thjeshte per tu realizuar ne shtepi nese keni nje mikser, apo cdo gje tjeter per te perziere perberesit. Mund ta konsumoni ne ditet e nxehta te mengjesit, dhe mund t’ia servirni edhe femijeve duke i dhene keshtu te gjitha vitaminat per te cilat kane nevoje.
Perberesit per 4 persona

  • 500ml qumesht
  • 2 banane
  • 4-5 luge sheqer (sipas deshires dhe sipas pjekurise se bananeve)
  • 10-15 kuba akull
  • pak vanilje
  • lajthi apo bajame te grira holle per sperkatje

Ne mikser vendosim kubat e akullit dhe i grijme mire, shtojme pak qumesht me sheqerin derisa sheqeri te kete shkrire plotesisht dhe ne kete moment shtojme edhe pjesen e mbetur te qumeshtit bashke me bananet e prera ne copa. Vazhdojme grirjen edhe per 3-4 sekonda, nese deshirojme qe ne frape te mbesin dhe copeza banane, apo me gjate nese e deshirojme totalisht kremoze.

E sperkasim me pak lajthi apo bajame te grira holle dhe e sherbejme menjehere, pasi banania ka vetine te oksidohet me kalimin e kohes.

*Keshille: Sipas deshires, perberjes mund ti shtojme leng limoni, portokalli apo ananasi.
Nje version tjeter shume i shijshem i kesaj pije eshte edhe Choco Banana, e cila pregatitet ne te njejten menyre, por perberjes i shtohet gjysme filxhani cokollate e shkire dhe nje filxhan kafe ekspres.
Faleminderit Violeta H. per receten!