0 0
Pastiço me djath të bardhë

Ndani atë në rrjetin tuaj social:

Ose thjesht mund të kopjoni dhe shpërndani këtë url

Përbërësit

Rregulloni nr e personave:
...për një tavë 30x20cm
400 gr makarona spaghetti
1 litër qumësht
3 vezë
200 gr djathë i bardhë
50 gr djathë kaçkavall të grirë
100 gr gjalp
një majë luge piper i zi i sapobluar
një majë luge arrë moskatë e grirë
kripë

Vlerat ushqyese të recetës

24 gr
Proteina
32 gr
Yndyrna
61 gr
Karbohidrate
624
Kalori për racion

Pastiço me djath të bardhë

Karakteristikat::
  • Vegjetariane
Kuzhina::

Përbërësit

  • ...për një tavë 30x20cm

Udhëzimet

Share

Hapat

1
Kryer

Ziejmë makaronat në ujë të valuar me kripë për gjysmën e kohës që tregohet në ambalazhin e tyre, pasi gjysmën tjetër të kohës do të gatuhen në furrë.

2
Kryer

Në një enë rrahim mirë vezët, shtojmë pak qumësht dhe vazhdojmë sërisht rrahjen edhe për pak çaste. Shtojmë djathin e bardhë të thërrmuar, pjesën tjetër të qumështit, pak kripë, pak piper, pak arrë moskatë dhe në këtë mënyre kemi formuar "salcën" në të cilën do të gatuhen makaronat.

3
Kryer

Vendosim makaronat në një tavë të lyer me pak gjalp, shtojmë salcën e pregatitur dhe e rregullojmë me pirun sipërfaqen në mënyrë që të jetë e njëtrajtshme. E spërkasim sipër me pak djath kaçkavall të grirë dhe disa copëza gjalpi dhe e vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 25-30 minuta apo derisa të ketë marrë ngjyrë të kuqerremtë në sipërfaqe. Pasi të jetë pjekur, e lëmë të ftohet për disa minuta në mënyrë që e gjithë përbërja të mpikset dhe e presim në copa sipas dëshirës.

Pershesh me gjel deti
previous
Përshesh me gjel deti – receta tradicionale e Vitit të Ri
Supë me aroma orientale
next
Supë me aroma orientale
Pershesh me gjel deti
previous
Përshesh me gjel deti – receta tradicionale e Vitit të Ri
Supë me aroma orientale
next
Supë me aroma orientale

Një koment Fsheh komentet

Shto nje koment

Site is using a trial version of the theme. Please enter your purchase code in theme settings to activate it or purchase this wordpress theme here